• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Shkodër/ Rama: E pakrahasueshme situata me të shkuarën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se situata ka qenë kritike nga liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ndërkohë vijoi deklaratën e tij duke thënë se e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot.

“Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat jemi përballur këtë herë dhe bazuar me shifra krahasimore me reshje në të shkuarën, ne do sjellim pasqyrën e situatës, që lidhet me punë të përditshme për këtë ditë, që lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, që lidhet me reformën të gjithë strukturë dhe varësisë së Emergjencave Civile dhe ngritjen e shtetit në nivel tjetër, duke funksionuar të gjitha hallkat shtetërore, që nga ministri i Mbrojtjes tek kryeplaku. Situata ka qenë kritike nga Liqeni në Shkodër deri poshtë në Vjosë. Ky rast na dha shembull se duhet patjetër të punojmë përherë sa më mirë. Sigurisht e mira nuk ka fund, por nuk krahasohet përmbytja e madhe dikur dhe ajo që ka ndodhur sot”, tha Rama. Të pranishëm në këtë  konferencë janë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.



8 Comments

  1. Rrenat, mashtrimet, justifikumet e pafundme si menyra e vetme e artikulumit publik

    ka bere qe edhe ai pak humor qe percillte me ane te batutave te shterroje dhe te mos

    beje askend per te qeshur tani i vetmi kuriozitet per te ndjekur intervistat e tij eshte

    per te degjuar rrenen e radhes

  2. Shume sakte. Ne ato vite kur ishte PD ne pushtet, shiu binte per me shume kohe dhe edhe perroi i thate pati dale nga shtrati. Rama ka force te mbinatyrshme, jo vetem qe pushon shiun, por edhe sjell ngrica duke bere qe rrjedhja e ujit te jete me e ngadalte. Bravo rama, je i modh, vetem se u dhjeve njecike tek ajo sherbetorja yte, Eni Vasili dhe ike se nuk te punonte mo truni per te dhene pergjigje. Here te tjera, kur te shkosh ne emeisione, ushqeje me mire trurin me ate qe ka nevoje se pastaj te le ne balte

  3. XHIBUTI KA BERE PERPARIME PAS 10 VJETESH ARRIJME EDHE AMERIKEN
    NDERSA SHQIPERIA ESHTE AKOMA ME MIRE SE XHIBUTI DHE LAOSI TE MARRA SE BASHKU DHE PAS 10 VJETESH DO JETOJME NE HENE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *