• |
ide | kryesore

“Rama Show” në Open/ Shihni me video si i përqesh dhe imiton kryeministri gazetarët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që sa herë gjendet në vështirësi, Edi Rama fillon me sulme personale ndaj gazetarëve kjo nuk është një gjë e re. Ai këtë bëri edhe dje në “Open” teksa u përball me Agron Gjekmarkaj dhe Robert Rakipllari. Ai rrefuzoi totalisht ti përgjigjej këti të dytit lidhur me pyetjet për darkën e ministrave në Dubai, ndërsa u mundua ta ironizojë të parin duke e thirrur herë “padre” për besimin e tij katolik dhe herë “profesor” për profesionin e tij.

Lexo me tej:

S’ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në “Opinion” (galeria e memeve)

Kjo mënyrë sjelljeje është e ngjashme me rastet e bullizmit, si ato kur e krahasoi Eni Vasilin si të dashurën e Eskobarit, apo misogjininë e treguar ndaj Ilva Tares kur i tha se je e painformuar ngaqë sapo ke lindur fëmijë.

Por të enjten në mbrëmje Edi Rama theu edhe nje rekord tjetër kur luajti rolin e kllounit imitues duke përqeshur fjalinë e Gjekmarkajt (video poshtë)  

Natyrisht ky nuk është rasti i vetëm. I ftuar në emisionin “Dritare” kur nuk i pëlqeu një pyetje e gazetares Rudina Xhunga, që nuk mund të shquhet si kritike ndaj tij, Rama ia ktheu: “mos ke marre gjë hashash”. U desh që të ndërhyjë Erli Murati që ti kujtojë se askush prej tyre nuk është akuzuar për marrje dozash të forta që kryeministri të heshte (poshtë). 

Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj gazetarëve

Jo më tepër xhentil ai u tregua edhe me gazetaren tjetër Fatjona Medini, duke e bullizuar, thirrur pusho, pusho dhe duke ironizuar se qeveria s do pyesi atë ku do ndërtojë. 

Më emblematike ka qenë ballafaqimi i tij me reporteren e kronikës së zezë Klodjana Lala. Shprehjet “ti nuk thithke”, “punon vetëm dhënie”, “qenke tapë topi” u ndalën vetëm kur Lala ia ktheu: “Shtati pyll e mendja fyell” (poshte).

Sherri në Opinion/ Të gjitha ofendimet e Ramës për gazetarët

Shpesh herë kur publiku shikon këto debati, mbetet me një shije të keqe dhe i neveritur. Shikuesit shpesh fajsojnë të dyja palët për këtë lloj debati pa dhelb dhe pa bilanc nga i cili nuk kuptojnë asgjë. Por për të përcaktuar mëkatarin në këtë histori, shërben një fakt i thjeshtë.

Lubonja: Prapa Ramës që zihet me gazetarët, fshihet një narciz malinj i sëmurë

Të njëjtët gazetarë që kanë qenë pjestarë të këtij niveli denigrues me kryeministrin, nuk janë shfaqur të tillëpërballë politikanëve të tjerë. I vetmi personazh i pandryshueshëm i bullizmit, ironive dhe përqeshjeve mbetet vetëm një.

©Lapsi.al

  



38 Comments

  1. Nje shprehje popullore thote : I SHAMI SHA ( ne gegenishte) ose

    Kush eshte i share shan te tjeret ( toskerisht)

  2. Mbreme te Eni Vasili ishte i mbaruar krejtesisht. As batutat bajate nuk i vinin me nder mend. Me sa duketRakacolli nuk ka patur kohe t’i nderroje ilacet apo t’i jape dozen e duhur dhe i mbaruan energjite. Te mendosh se ky eshte kryeminister i nje vendi, qofte edhe i Zimbabvese te duket mjerim i madh. I ka ardhur koha te mbyllet ne ndonje spital sepse me gjendjen e tij, po shkaterron cdo gje. Gijet e kequja thone se nuk eshte e veshtire pasi kartelen klinike e ka te hapur me kohe.

  3. Po normal qe nuk sillen me te tjeret ashtu gazetaret, se vetem kur zihen me Ramen behen edhe ata te famshem dhe lajm…te zihesh me Lulin eshte humbje kohe se ai as te shtrengon as te leshon…me doktorin nuk ka shans njeri te zihet se jane bythe pambuke dhe doktori e ka ka doren e rende po e kundershtove shume…

  4. po mirë ja u bën kur e lejojnë vetën ti talli e nëpërkëmbi. në çdo vend tjetër të lirë do ish çuar komuniteti dhe shoqeria deri sa të dorëhiqej një koragjos i papërgjegjëshëm si ky që mbajm mbi kurriz.

  5. Edhe shoku Enver, rahmet pastë, i tallte shume shoket e ndrishëm të Birosë, si edhe te gjithe vartesit e ushtaret qe e rrethonin…..

    1. Nga Flutura Açka

      Qeveritë që gabojnë, ikin. Ato që bëjnë faje, ndëshkohen. Sapo ra qeveria holandeze. Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji, e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covid-19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore dhe drejtësisë shtetërore.

      Gjithçka nisi me një komision hetimor që investigoi mbi një lëngatë financiare që pësuan mbi 30 mijë familje holandeze, në krye prej një gabimi të thjeshtë adminisrativ e që u kthye në rrënuesin e jetëve të mbi 80 mijë fëmijëve, që sot u shpallën publikisht “brez i humbur”. Akti administrativ i dikurshëm para së gjithash cënonte thelbin e shtetit holandez, të qenit një shtet social, term disi bezdisës më së shumti për qeverira që vijnë në pushtet me mbështjetje të koorporatave të mëdha dhe si përfaqësues të grupeve të bisnezit, për të cilët qytetari i thjeshtë shpesh është “dele”.

      Tani do të fillojë konferenca e shtypit, dhe edhe pse së afërmi janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare (më 17 mars), çështja e qytetarëve holandezë sot nuk është ikja e kësaj shpure, por frika e qarkullimit të tyre sërish në skenën politike, edhe pse duket se dorëheqja eshtë një kapak floriri.

      Jo, çështja është a do të mbajnë përgjegjësi deri në fund keqbërësit me pushtet, si e do loja e demokracisë, ku je i zgjedhur edhe për të dhënë llogari? A do të ndëshkohen? I shoh se si përpëliten ekraneve me justifikimin e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh, dhe mendoj Shqipërinë tonë. Dhe kam trishtim. Çfarë duhet më shumë për të hequr këtë klasë politike që po na e ndryshon ADN-në, e ndihmuar fuqishëm nga media terësisht e kompromentuar, thellësisht e inkriminuar me milionat qeveritare (me disa përjashtime, natyrisht)? Si mund të durojmë më kur:

      -Të gjithë e dime së Tire Alldervishi është thoi i paprerë i një mega-allishverishi. Kurrë ndonjëherë në njëqind vite shtet nuk është bërë biznes me vdekjen, si këtë herë me Covidin. Të gjithë kemi fakte, të gjithë flasim kafeneve, por nuk denoncojmë. Ka përjashtime për njerëz e ndershëm, por po flasim për të tërën.

      -Kurrë ndonjëherë nuk e kemi parë Shqipërinë kaq të pashtet, pa parlament, pa gjykata, pa kadastra, pa administratë. Ne jemi një shtet pa shëndet fizik e mental.

      -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë fusha me kanabis sa vitet e fundit nëpër Shqipëri që na ktheu në Kolumbinë e Europës.

      -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë bulizëm, fyerje publike, diskrimin të shqiptarëve veri e jug nga shteti i vet, siç ka ndodhur në mënyrë sistematike vitet e fundit.

      -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një makineri të tillë të pështirë dhe të egër publiciteti, që është në fakt oligarku ynë më i madh. Shumat që na shkojnë për PPP-në e Publicitetit nuk ka bilanc që t’i përfshijë.
      -Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë ministra më arrogantë, më lëpirës, më të fshehtë dhe më të pangopur se sot.
      -Kurrë nuk kemi parë media kaq të përulur sa sot.
      -Kurrë nuk kemi parë një Tiranë më të ngulfatur se sa sot.

  6. Po c’gazetare me, c’gazetare?
    Njeri me idiot se tjetri, duke fillu qe nga drejtuesja emisionit. Te gjithe copa mishi qe kane nje vete ndjerje sikur cfare jane.
    Ai maloku fillo e bo propagande sikur ishte nje miting. Nuk boj pyetje une se jam opinionist thoshte kari.
    Ai trapi tjeter, thoshte qe analist eshte titulli me i larte qe mund te marre njeriu.
    Ai gagaci tjeter, te vetmen pyetje me vend qe beri, arrit ta dhjese e te mos marre pergjigje.
    Moderatorja me duret ne hava si pantonime.

  7. Gazetaret filluan tu shajte njoni tjetrin live. Kjo tregon nivelin e gazekareve. Gjithsesi kjo per lapsin seshte problem. Rama perqesh gazetaret. Ky eshte titulli.

  8. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

    Bullizmi i peversit Edvin Escobar D’Rama eshte i njohur,por me Z.Agron Gjekmarkaj eshte i perseritur!
    “Nëse pushttetarët shfrytëzojn pozicionin e tyre për të tiranizuar të tjerët,jemi që të gjith të humbur”
    Marrë nga fjalimi kritik i aktores amerikane Meryl Streep në Golden Globe Awards 2017,adresuar bullizmit cinik të Presidentit Donald Trump.

  9. At veç gazetar nuk janë ! Ata janë kukuvajkat e Sali Berishoviçit që këndojnë nga haleja e PD-ës . Edhe ti Andi , pjes e tyre je por me një ndryshim të vogël që , shkon me këndu sa herë që ndjenë aromën e mutit të freskët që del nga goja e Saliut

  10. Gamor ti gamor kush ta vuni sot a neser valo kercuni,apo se ke qejf tina mor gerdall i mor fund o kryeqelbesire

  11. Po per c’fare te flas Rema,
    per ceshtjet ekonomike?
    Ato i kupto aq sa Gamori
    ate muziken simfonike,
    Del pra e trego perralla,
    reciton edhe barzaleta,
    pret me plot zell te madh,
    ti thone “Rama tungjatjeta”,
    ku di gje pra ku kokerr budall,
    se varferine kudo e ka bo Mullar?
    nuk ka tru ne kafke ka por bagla plot,
    eshte qe ne lindje, komplet nje Idiot!

  12. Me keto analiste qe propoganda neokomuniste na i servir perdite si truri i kombit, Edi Rama tall bythen 24 ore pa nderpreje. Eni Vasili ose nuk ka tru ose e ka shitur emisionin. Ai Merditori ta shpif me provincialitetin e tij, Nazarko ka rrjedhur, Rakipllari as mish e as peshk. Ma mire shoh telenovela turke sa humb kohen me kete mizerje shtyp i “Lire”

    1. paske dal o astrito , me kopen e shokeve ….o qelbanik nese ai tallet si KM tallet jo me gazetaret po me te gjith ne se drejton shtet kupton ti o b… po ti je i mjeruar e me i tallur se per pages e pranon talljen e ketij derr diktator

  13. Ma e bukura në këtë historinë e karagjozit tonë, është krahasimi me pritjen solemne që i bëri atij Erdogani e skenat prej alabaku ku e degjeneron veten me gazetarët.
    Me thënë të drejtën, duhet pranuar se shqiptarët, do ta ndjejnë mungesën e Ramës kur ai të mos jetë më kryeministër.
    As ka pasur e as do të ketë ndonjëherë Shqipëria një kryeministër të tillë që ta heq mërzinë me karagjozllëqet që bën.

  14. Ardhja jote ne pushtet o i gjati ine i vuri kapak maskarades se politikes 30 vjeçare ne kete vend .
    Ti lartesove dhe pasurove krimin dhe kriminelet , u dhe pushtet injoranteve dhe vodhe e grabite sikur do te kishe 1000 jete ne dispozicion . Ti duhesh syrgjynosur , ti duhesh futur shtate pash nen dhe’ qe te shpetojme ne .
    Largimi jot eshte domosdoshmeri por jo zgjidhja perfundimtare .

  15. Mbreme ne Open Top Channel, Kryeministri Idiot ose I shitur,

    kishte vene kompasin ne Korfuz me 12 milje dhe na sqaronte,

    me pasion qe Greqia nuk arrin dot ne Memaliaj dhe Tepelene.

    Por Idioti ose I shituri nuk na sqaroi fare se 12 milje greke ne verilindje te Korfuzit arrijne ne Karaburun.

  16. Mbreme ne Open Top Channel, Kryeministri Idiot ose I shitur,

    kishte vene kompasin ne Korfuz me 12 milje dhe na sqaronte,

    me pasion qe Greqia nuk arrin dot ne Memaliaj dhe Tepelene.

    Por Idioti ose I shituri nuk na sqaroi fare se 12 miljet Greke ne verilindje te Korfuzit arrijne ne Karaburun.

  17. Perqesh ne parlament, perqesh ne OPEN, perqesh e ofendon ne OPINION< perqesh e ofendon gazetaret ne komunikim, perqesh e ia perplas ministrave dyert ne surrat, e perqesh , perqesh,,,,,kush/////? nje idiot kryeminister per fatkeqesi te ketij populli qe e duron, e qe e ka duruar. Bastardi Rama, e ka te semundjes mendore nje gjest te tille, por transmetimi i kesaj semundje tek ekipi i tije, eshte akoma me e rende sakrifica qe ky popull qenka i detyruar ta pranoi, por me e keqia, eshte se akoma po kerko agonine e ketij populli nga bullizmi i cmendur qe ka ne vehten e tije, e trasheguar ne idiotet qe ka per rreth.Ofenduesit e profesor GJOMARKAJT, jane nje hic e xero para intelektit e ngritjes kulturore te tije,Atyre qe nuk u vinin per mbare pyetjet e rastet faktike qe ia shpaloste idiotit, nuk u vije, e vinin per mbare psikopatit, mundohesh qe me pyetjen gjoja naive' Se kush eshte ky more, a po profesor… e vetem e vetem per tiu shmangur pergjigjes qe ia kerkonte.Ju, qe mundoheni ta mbroni kete te shterruar kryeminister, duhet qe te mos ini ne rradaken e kohes te jetes, veprimit, e ndodhive skandaloze nga ky, e pushteti i ketij te matufepsuri, se per njerez normale, qe e mendojne ardhmerine, e demokracine ketij skandal KM do i vihej druri sa pa na cuar der ne kete grahame. Me gjithate, me mire vone se kurre, koha eshte perpara, shporrija eshte me afer se kurre e sektit kob beres te kesaj partie qelbesirash, qe do mbetet ne histori si partia e mafies, banditizmit, horrave, drogmeneve hajduteve klasike, mashtrueseve kllouneke, e tradhtareve te kombit.

  18. Durim deri me 26 prill. Po tentoi të manipulojë apo të vjedhë rezultatin e vërtetë e pret vdekja.

  19. Çfare kryeministri as per estrade nuk ben! Me i pa ditur me i pa shkolle , nuk ka kryeminister ne bote. Por hajdut mjeshter , i dalcin per hundesh !

  20. nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozitës tek Rruga e Kombit menjëherë sapo mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastrati që zotëron edhe hotelin.O shkullak per paralelizem na flit dhe per reagimet e kryeministri fantazme te pd lulzimen qe nuk ju pergjigjet asnje pyetje te fevziu megjithese fevzo e mbuloje gjate gjithe kohes

    1. Ka tragjikisht në Shqipëri akoma shumë “spiropalë e spiropalesha” që kujtojnë se mund ta mbulojnë m…. me sh……, duke ndruar objektin e kritikave.
      Nuk ka asnjë njeri të përsosur në botë e aq më pak politikanë, e liderit më të siksesshëm e më të ndershëm të botës, mund të gjesh arsye qesharake për ta sulmuar.
      Po ky dymetroshi, që kujton se po e akuzojnë si hajdut xhepash në autobuzë, e thotë se a keni parë gjëkund ndonjë hajdut dy metro të gjatë, do të mbahet mend në historinë e politikës shqiptare për marrëzitë që thotë publikisht.
      Është fakt se deri tani nuk ka asnjë politikan apo ndonjë person të shquar publik në Shqipëri, të jetë akuzuar si përdorues droge, përveç Ramës.
      Pikërisht ky person që duket kjartazi se është në veprimin e drogës kur flet marrëzira e bën karragjozllëqe psikopatike, ka paturpësinë të akuzojë të tjerët se “a mos kanë marë hashash”.

      Strategu më i shquar i diktatorëve komunistë, Stalini, ka lënë një shprehje që e shfrytëzojnë pinjollët e tij. Ai ka thënë se “mbrojtja më e mirë është sulmi”.
      Këtë bën psikopati Rama, e këtë bëjnë edhe spiropalët publikë e spiropalët anonimë.

  21. Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve. Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

    Sipas dokumenteve “sipërfaqja e truallit që zhvillohet 1700 m²; ndërsa Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura 257.7 m². Koeficienti i shfrytëzimit të truallit 15.2 %”Vazhdoni masturbimin kolektiv o shpellkaret e cecenit salih

  22. Bo bo sa i mbaruar dhe i lodhur ne kufijte e qesharakes. Se si mund ti thote vetes Kryeminister me kete nivel jo kafeneje por mejhone komplet.Po normal si te jesh konsumator droge ne ate moshe.Dhe tani ju komentues te spiropalizuar dhe rilindas turruni me vrap dhe per barzpeshe permendni rakine dhe ploncat e Dash Shehit.

  23. Mos u merrni me me te…se dhe kur e urren tjetrin prape i bene ndere…se eshte ne mendjen tende tere kohen…prandaj mos harxhoni kohe me te…….25 prilli s’eshte larg per te marr ate qe meritojn…posht komunistat…bijt e baballarve e kane ne ADN ..krimin &budallallekun..

  24. Bo bo sa i mbaruar dhe i lodhur u be bajat dhe qesharak komplet.Se si i thote vetes Kryeminister ky me kete nivel as kafeneje po meihone fare. Po normal si te jesh konsumator droge ne kete moshe. Dhe ju komentues te spiropalizuar dhe rilindas tani turruni me vrap dhe permendni rakine dhe ploncat e Dash Shehit.Jeni te gjithe vemie.

  25. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

  26. Shiko pasurimin e qeverise o idiot, kopil ferrash, mos shih rritjen e biznesit kur eshte ne rregull me dokumentacionin e qarkullimin monetar si firme, e domosdo qe do fitoi, sepse mos ia fali rilindja hajdute, apo droga e baballareve politike te tuat.Ju kur do ju behet transparenca, sigurisht pas 25 prillit, do shohesh ore guak se kush jane banditet e hajdutet qe e kane vjedhur me padrejtesi kete popull. Nje gje mba mend, se edhe ato parate ne bangat e Qipros, apo ne offshor, do dalin, nuk kane nga ta luajne rrumbullaken. Le tia leme kohes qe ti vertetojme marrezite rilindase, koha do vertetoje, mos u mezisni, keni kohe ende qe te llomotisni e te shpifni per te henger nje supe, apo qofte cadre kuqalesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *