• |
ide | kryesore

Shembet rruga e Borshit/ Rama i puth kokën për herë të dytë Salillarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka vendosur tia puthë për herë të dytë kokën Pëllumb Salillarit. Kryeministri kërkoi kërkoi që të mos sulmoheshin bizneset duke iu referuar pikërisht punimeve të kryera nga kompania e tij në rrugën e prishur në Borsh.

“Unë konsideroj të papërshtatshme që të sulmohen kompanitë në mungesë të analizës. Mund të jetë një rrugë e bërë edhe sot dhe për arsye që nuk lidhen me kompaninë, por në kushtet e një lëvizje gjeologjike mund të ketë çarje.

Të çosh kamera në një rrugë të çarë dhe t’ia kërcasësh kompanisë me shkop kokës, mban më shumë era gjobë sesa era gazetari. Mos bëni gjueti shtrigash me kompanitë. Mos bëni gjueti shtrigash me njerëzit që kontribuojnë. Askush nuk është engjëll” tha kryeministri gjatë një konference për shtyp.

Një ditë më parë Top Channel nxori në një kronikë ku tregonte pamjet e shembura të rrugës dhe i dha zë disa banorëve që i trembeshin shkatërrimit të mëtejshëm të rriugës së borshit që mund të shembte edhe shtëpitë e tyre.

“Banorët tregojnë se rrezikun e prisnin prej kohësh për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar. Ata ia hedhin fajin firmës ndërtuese”. Pikërisht këtë informacion kryeministri e ka quajtur “gjobë” duke u interesuar më shumë për kompaninë “Salillari” që fiton tendera nga qeveria e tij sesa për rrugën e ndërtuar me para publike dhe fatin e banorëve të cilëve zor se u dëgjohet zëri kur kanë mosmarrveshje me milionerat pranë qeverisë.

Por edhe sikur këndvështrimi i gazetarëve të jetë i eksagjeruar, shqetësimi i Ramës për reputacionin e Sallillarit është edhe më tepër i tillë. Pasi kjo kompani as nuk është e kuotuar në bursë, as operon në një treg të lirë. Punët e saj kryesore jane më finde publike, prandaj në këtë rast përpara se të kujdeset që të puthë tullën e Pëllumbit, shefi i qeverisë duhet të jetë i interesuar për mirpërdorimin e parave publike.

©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. Salillari ne ate vend qe eputhi Rama kish vene b,,then, se xhepin e ka ngrohur mire edhe per vehte, edhe per Ramen.

  2. Puthe Pellumbin puthe te fluturoj parja si ne tallava.Po fytyra e Lali Sdromsit mbrapa duke qesh si vemje qe kompleton tabllone.

  3. Te gjitha vijne ere,çdo fjele qe nxerrnga goja ky doç i ven era mut! (Ashtu siç eshte ne fund te fundit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *