• |
ide | kryesore

Tiranë, punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 53-vjeçar duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia. Shtetasi me inicialet R.X., ndodhet në spital dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën “Sali Nivica”, duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *