• |
ide | kryesore

A është kënga e re e Selena Gomez një dedikim për Justin Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka publikuar një këngë të re, që fansat mendojnë se i dedikohet Justin Bieber nga fillimi deri në fund.
“Ky është fillimi i diçkaje që unë kam dashur të eksploroj prej kohësh. Shpresoj ta doni aq shumë sa e dua dhe unë”, u shpreh Selena në Instagram për këngën e re.

Ky projekt muzikor mban titullin “De Una Vez” dhe Selenatorsat kanë nisur të deshifrojnë tekstin e këngës. Dëgjuesit kanë dalë në përfundimin se kjo këngë trajton temën e kapërcimit të thyerjes së zemrës, mbijetesës, identitetit dhe pavarësisë, e ngjashme me hitin e saj të vitit 2019, “Love You to Love Me”.

“Nuk dhemb si më parë, jo. Plaga e dashurisë tënde u shërua. Një herë e përgjithmonë, jam më e fortë vetëm. Nuk pendohem për të shkuarën. E di që koha e kaluar përkrah teje më preu krahët, por tani ky kraharor është i papërshkrueshëm nga plumbat”, thotë Selena në këngën e saj.

Dhe kur vjen puna tek thyerjet e zemrës, fansat menjëherë mendojnë për Justin Bieber, me të cilin ajo ka qenë në një marrëdhënie për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë kënga i ka ndarë fansat në disa grupe. Ka nga ata që mendojnë se mund të jetë për një person tjetër dhe të tjerë që dëshirojnë që Gomez ta harrojë sa më shpejt Bieber.
Nga ana tjetër në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”, Selena është shprehur: “Është një këngë shumë e bukur dhe unë mendoj se ka një kuptim shumë të fuqishëm për të gjithë ata që ju është thyer zemra. Ne të gjithë kemi dhimbje dhe shenja nga eksperineca të ndryshme që kalojmë në jetë, por puna është se si ne e shërojmë veten. Kjo këngë është jo vetëm për lënien pas të së shkuarës dhe faljen, por më e rëndësishmja, ka të bëjë edhe me forcën, të ecurit përpara dhe të nisurit kapitullin tënd të radhës”.

https://youtu.be/91VRyTvjoX4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *