• |
ide | kryesore

Adelina Thaçi do të rikthehet në muzikë pas 13 vitesh mungesë

-Instant, Paparazzi, Slider



Për më shumë se një dekadë, Adelina Thaçi, ka qenë mjaft aktive në muzikë. Ajo ka realizuar ndër vite disa këngë mjaft të bukura “Të pres”, që fitoi çmimin e parë në “Polifest 2003”, “Kontrast” në bashkëpunim me Visar Rexhepin, “Po u mërzite” që fitoi çmimin “Çesk Zadeja” në “Kënga Magjike” etj.

Mirëpo që nga viti 2013-të, ajo nuk ka qenë aspak aktive në skenën muzikore, duke mos publikuar asnjë këngë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Adelina ka hequr dorë përfundimisht nga muzika, sepse ajo është gati të rikthehet fuqishëm.

Në fakt këngëtarja ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte në plan që t’i rikthehej skenës muzikore përgjatë vitit që lamë pas. Por ajo ka thënë se gjithë planet ndryshuan për të për shkak të pandemisë, që pezulloi thuajse çdo lloj aktiviteti. Për këtë arsye Adelina do të shënojë këtë vit rikthimin e saj në muzikë pas 7 vitesh mungesë. Për më tepër ajo nuk ka gati vetëm një projekt muzikor, por disa të tillë. Tashmë ne na mbetet vetëm të presim dhe të dëgjojmë çfarë ka përgatitur për publikun gjithë këto kohë që ka munguar.
Kujtojmë se Adelina Thaçi u infektua gjatë mujave të verës me Covid-19 dhe kjo dyhet të ketë qenë një arsye më shumë për të mos ju rikthyer muzikës në 2020-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *