• |
ide | kryesore

Aksidenti i frikshëm në Tiranë, zbulohet kush ishte shoferi (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën, në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurt. Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW ishte i riu Stiverjan Dashi, ku nga një verifikim në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Ndërsa pronësia e makinës BMW me targë AA 009 YV, ishte e kompanisë për prodhimin e këpucëve në Kamëz. Kjo fasoneri është në pronësi të biznesmenit Nikolin Lleshi.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rrallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit, as drejtuesi i automjetit BMW dhe as pronari i saj.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimit./tch



7 Comments

  1. Te shikojm a do perfundoj ne burg apo jo. Se kjo eshte tentative e paster per vrasje.
    Edhe ju si gazete duhet ta ndiqi si proces edhe jo mjaftoni vetem me lajmin

  2. Keta bastarde qe e kane bere tiranen si piste garash (edhe sepse policia nuk ka asnje kamera per gjoba shpejtesie), perpara se te na vrasin femijet duhet te kalojne nga burgu. Atje ua fusin makinen aty ky duhet..se duket edhe djale “i bukur”!

  3. Kjo eshte policia dhe drejtesia qe deshet o njerez. Ta gezoni.
    Sa raste ka si puna ketij, por nuk behen publike, ky pati fatin e keq ti ndodhte ne mes te Tiranes.
    Per sa koh nuk do kete ndeshkime per keta qelbesirat kto ngjarje sa vjen e do rriten.
    Para nja dy vitesh mua desh me shtypi njeri ne mes te Tiranes, polici ishte vetem 4-5 metra larg dhe nuk beri asgje, kur i kerkova llogari une me tha qe me vjen keq po nuk kam ca to boj, edhe po e ndalova do dali pa u lag, dhe mu do me bejn llafe. Polici u dukte burr i mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *