• |
ide | kryesore

Akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullain

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën “arrest në burg” për Indrit Taullai.  46-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.

Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Indrit Taullai u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *