• |
ide | kryesore

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Edi Rama ka të drejtë në vizatimin që i bën BE-së si bashkim egoist, cinik madje aspak solidar. Kritikat që ai i artikulon me tagrin e shefit të qeverisë së një vendi të Ballkanit Perendimor, që u la mbrapa liste në betejën urgjente të vaksinimit, janë të ngjashme me ato që një pjesë e madhe e italianëve nxorën nga goja për aleatët e tyre të Unionit.

Edhe po të shohësh përgjigjet që i kanë ardhur kryeministrit, qoftë nga selia diplomatike e Brukselit në Tiranë, qoftë nga ajo e Francës, sërish atij nuk mund ti vësh faj. Argumentat e tërthortë të diplomatëve europianë, se BE na ka ndihmuar më 115 milionë për tërmetin, se ajo ka akorduar 70 milionë euro për vaksinën, nuk e fshehin dot faktin se shtetet anëtare, në këtë rast, menduan vetëm për veten e tyre. 

Lexo me tej:

Video/ Çfarë tha Rama për vaksinën që nxiti ptotestën e Francës

Sot ka ende vende të rajonit tonë që nuk kanë vaksinuar asnjë mjek apo të moshuar, si rezultat i pamundësisës të tyre për të shkuar në burimin e gjetjes së vaksinës.

Me qëndrimin që mbajti, kryeministri ynë mund të renditej denjësisht përkrah aktivistëve të aleancës për një vaksinë universale (ku bëjnë pjesë organizata prestigjoze si Amnisty Internacional apo Oxfam), të cilët denoncojnë pabarazinë mes shteteve dhe pamundësinë e vendeve të vogla dhe të varfra për të pasur një akses të barabartë në këtë arrijte rekord të shkencës. 

Por për fat të keq, Edi Rama është larg të qenit një militant i kësaj bote ideale që flet në emër të vlerave. Këtë e provoi edhe njëherë me mënyrën si i artikuloi kritikat ndaj vendeve të BE për vaksinën dhe nga dredhia me të cilën u përpoq ta përdorte këtë fabul. 

Qëllimi i tij ishte shumë më utilitar dhe propagandistik. Ai u rek të na dëftente, se pavarësisht bllokadës, ne kemi një lider të talentuar që di ta çajë atë. Ai u përpoq të tregonte se falë atij personalisht dhe talentit vetjak për të lypur, Shqipëria e filloi procesi i vaksinimit, pavarësisht se nga Europa u harruam.

Në gjithë këtë manovër politike, Rama u tradhëtua nga disa detaje jo të vogla. Fillimisht ai akuzoi BE-në, për mungesë solidariteti në shpërndarjen e vaksinave. Ai e përsëriti këtë referen, gjysëm si të vërtetë dhe gjysëm si shantazh edhe përkrah vëllait të tij Erdogan, në Ankara. 

Por, ndoshta ai nuk e pati llogaritur që, si rallë herë, nga ambasadori i BE në Tiranë do ti vinte një reagim i fortë. Soreca tha se ndihej i habitur dhe iu kundërpërgjigj qeverisë shqiptare se ajo nuk ishte gati me planin e vaksinimit. 

Pikërisht këtë nuk e duroi kryeministri, që pa me sytë e tij se si një lojë që e kishte nisur për propagandë mund ti kthehej në të kundërtën e saj.

Duke qenë se edhe donte ta nxinte BE-në për tu heroizuar vetë, për qëllime të brendëshme, por as nuk kishte ndërmend të konfrontohej me zyrtarët e saj, Rama ndryshoi 180 gradë. Ai tha gjatë një interviste në “Open” se Soreca e kishte keqkuptuar, se ai nuk pati kritikuar Komisionin Europian që gjendet në Bruksel dhe nuk disponon vaksina, por disa vende anëtare që kanë më tepër sesa duhet (video poshte).

 

Retorika anti-BE nga Ankaraja/ Soreka i kujton Ramës qindra miliona euro ndihma

Dhe këtu qe pika ku ra nga shiu në breshër për tu bërë qull nga Franca e cila e etiketoi edhe si gënjeshtar edhe si akuzues të një vendi mik. 

Pra mjafton të shohësh se si Rama luan me gjysëm të vërtetat, se si ai e dredh kur bindja që ka i prish punë elektoralisht, për të mos e marrë seriozisht në ato që thotë.  

E vetmja gjë që duhet ti dimë për nder është se, ndonëse për arsye aspak parimore, ai hapi një temë të vërtetë: atë të mungesës së solidaritetit të BE-së. 

Ky subjekt, zakonisht tabu për elitat tona, që ende përkundin në krye ëndrrën e një Europe ideale, ia vlen të diskutohet në momente të tilla, që ruhen gjatë në memorie. Sepse, po, BE këtë herë na la prapa liste. Kjo është një e vërtetë që duhet parë në sy, pavarësisht se u artikulua fillimisht nga dikush që deshi ta përdorë për qëllime të mbrapshta. 

©Lapsi.al

          



21 Comments

  1. Ando s’ka kurrfare te drejte te etiketoje si nje ‘bashkim aspak solidar’ BE-në, kir vete as nuk do t’ia dije per shtetasit e tij.
    Ka 8 vjet qe punon vetem per te marre valixhet me parà per vete me ane te kanabizimit te vendit, mbushjes se parlamanentit dhe partickes se vet me trafikante, grabitjes se buxhetit me PPP dhe tendera rrugesh fantazme.
    Nje Despot qe ka deshtuar katerciperisht me politikat e tij ne Shqiperi per plot 8 vjet, s’ka gije fare po FARE te etiketoje shtete fqinje, duke folur me terma komunistesh tipike si ‘Franca nuk i ndan vaksinat me te tjeret’!!!!!

  2. Une besoje se Franca Ka te drete qe ragone se pse ne Duke pasur politikane te korruptume edhe te pa afte e kane shume me te let te bashpunone dhe te behen miqe me Erdogani Turqine dhe vendet e lindjes Ku keta te fundit nuk e Kane fare problem per demokracine a po per shtetin ligjore ata done veq qe te ndertone Xhami the te marrin lek per njerzit e tyre dhe kompanite qe punone per ta Berisha na futi ne konforencen islamike Rama po na largone nga Evropa dhe po na qone drejt Turqise

  3. Busho vetem nje gje, ato qe thote Rama edhe qe ti ja konfirmon jane Real, ndersa pjesa e dyte e shkrimit jane hipoteza.
    Gjithsesi kjo loja e vaksines u be me e madhe se cduhet. Personalisht ju edhe opozita po i bini fort kesaj por ka nje problem, baza populli si plas trapi fare a do vij apo jo, sepse po te besh nje xhiro do kuptosh qe ketu jetohet si ska asgje, kshu qe po kapeni mbas i tullumbaci.
    Ishit me mire kur u merrshit me tenderat, plehrat etj.
    Lejeni luften e kovidit se nuk nxirrni gjo.

  4. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

    1. Sioas bilanceve te materniteteve, jane shtuar masivisht sidomos keta 8 vjet bastardet pa emra si puna jote….

  5. Kush qenkan keto vendet antare qe i kane me shumice; o rrene rruge!! Italia i ka mangut Franca po ashtu, o hajdut! Ti nuk ke bere plan per vaksinat! E para sepse nuk jeni te zot te nuk e dini te beni plane( perveç planeve te vjedhjes) e dyta jeni nje grup hajdutesh llapaqene, qe vetm te denigroni te tjeret…. per te vetmin motiv se jane kundershteret tuaj; o qelbesira!!!

  6. Si mund te kerkoi solidaritet Europes kur ky KM ne vendin e tij ndjek politiken e diferencimit

    e te ndarjes “ne” dhe “ata”. Per popullin “ne” ka punesimin ( vetem administrata sheterore eshte

    fryre me mbi 70 mije militante qe sbejne asnje pune), ka legalizimin e shtepive, dhenien e pagave

    te “luftes” etj, kurse per popullin “ata” ka largimin nga puna , heqjen e asistences, prishjen e

    banesave dhe shporrjen e djemve e te vajzave nga Shqiperia.

    Si mund te kerkoi ndihme solidaritet kur sarhoshet e tij shpenzojne ,iliona duke u zderhallur

    neper mejhabnet me te shtrejta te botes, kur miliarda euro ( sipas KLSH-se) shkojne ne drejtim

    te paditur dmth ne xhepat e pushtetareve,

  7. Busaht ke marre persiper rolin e Zeusit,se kush ka te drejte dhe kush jo.
    Bashke me Shkulakun je zero ose nje binom zeroje.
    Nuk ke as bythe dhe as tagrin qe te japesh dhe te marresh te drejten.
    Ndersa ne mendim je i lire te pjellesh gjithcka qe eshte kunder.
    Nuk e dua Ramen dhe as Meten,kurse Basha e shkaterroi PD.
    Sonte nqs votohet ,Rama fiton me gjithe kundershtimet e tua biliste.
    O zot kur mendoi Bashen Kryetar Bashkie dhe ministrat e Saliut qer as shqip nuk dinin.
    Sagapo thote greku dhe pak dashuri.

    1. O Dhori hajdari, Sali Berisha nuk ishte i mire por me i mire se ky moterqiri jot eshte. Ne kohe te Saliut 80 % e ministrave ishin nga jugu ( Genc Pollo,Genc Ruli, Ilir Rusmajli, Enkeled Alibej, Ridvan Bode et etj) kurse me Ramen ka 0 minister nga veriu. Rama eshte nje moterqire rracist qe e ka inat veriun dhe verioret sepse ata gjithmone na kane qene kunder KOMUNISTEVE.

      Ky moterqir e ka ndare dhe e ke bere copash kete popull.

      1. A te qifsha motren mu ne pidh qe do me na tregu racizmin. Po ministyrite me te rendesishme i kane pas verioret mer moterqim. Min e jashtme, te brendshme, te arsimit…

        Po ca pret nga ty mer moterqim qe per idhull ke sekretarin e partise per 40 vjet.

          1. Ti or cun qeke me psikoze, ose prej biles se vogel qe ke, ose se nuk ke ra akoma ne pidh. Pervec kesaj je edhe debil si puna e shumices se shqupistave. Gjynof.

      2. gjynah qe 90% e aparatit te shtetit ishin veriore, por kjo nuk duhet te ndodhe me me asnjerin..edhe me Ramen , Lleshaj, Mrika, Balluku, Nikolla, Kushi, Beqja nuk jane nga jugu , per te mos folur qe thuajse te gjithe kane lindur ne tirane! Leje kete muhabet e mos fol per budallalleqe

  8. NUK KAFSHOHET DORA QE TE JEP BUKE…PER 30 VJET. QE MADJE VJEN TE MBRON NGA VETJA JOTE, SIC NDODHI NE ’97. Diktatoruc!

  9. Me thoni se kur ka thene ndonjehere te verteten ky njeri ? Me thoni se kur ka pranuar sikur nje deshtim apo gabim te vetem deri me sot i gjati ine? Biles ky ka edhenje shprehje bajate , qe te gjithe paria e sektit mavi e ka marre si shabllon , ku thote : Ne nuk jemi me te miret por me te mire se ne nuk ka , Dhe vazhdon : kemi bere kete , kemi bere ate , kemi bere …… por a mund te benim me shume ? Dhe vazhdojne po vet : sigurisht qe mund te benim me shume dhe ti benim me mire gjerat , per kete po permirsojme veteveten ……….. e derrci e verrci .
    Nje njeri qe nuk pranon as edhe nje deshtim kur ne fakt te keqen ky vete e ka ngritue ne pjedesta ateherel nuk mund te besohet edhe sikur te thote te verteten . Largimi i te gjatit tone dhe sektit antishqiptar mavi eshte domosdoshmeri por jo zgjidhja .

  10. Nje nga ata artikujt ku Bushati kritikon indirekt kapitalizmin. Natyrisht eshte ne te drejten e secilit te kete mendim personal dhe ta shprehe ate, por duhet edhe te argumentohet mendimi dhe Bushati nuk e argumenton kete mungese solidariteti, ose e thene ndryshe, nuk e sqaron kete mungese solidariteti. Po te diskutohet ne planin human, te gjithe drejtuesit ne shtetet e BE jane zgjedhur nga qytetaret e tyre dhe si te tille detyrim paresor kane qe te vaksinojne shtetasit e tyre. Nese keto vende jane te pasura, kjo ka ardhur se kane patur qeverisje me te pergjegjshme te cilat i kane administruar me mire se ne Shqiperi te ardhurat publike. Pra nuk mund te presesh ndihme nga Franca sepse eshteme e pasur se Shqiperia, nderkohe qe qeveritaret franceze vjedhin shume me pak se ata shqiptare. Ana tjeter eshte politike. Nese vendet e BE kane vene disa kushte per t’u bere pjese e tyre dhe ti nuk i ploteson, natyrisht qe ata nuk do te te marrin ne konsiderate dhe do mbetesh ne bisht. Pra nese ka njeri qe nuk ka te drejte te flase per mungesen e solidaritetit te BE, ky njeri eshte Rama qe ka bere cmos per ta lene vendin jashte ketij bashkimi dhe ka ndertuar nje sistem te tille politik dhe administrativ, qe ka vlere vetem per te sunduar ai si person.

  11. Me ne jfjale, kur hengri gurin… qeni beri kthesen 180 grade!!!Si ky ; vetem veten shok ka; per te lepire ate qe ka peshtyre nje dite me pare! Llum!!

  12. Me ne jfjale, kur hengri gurin… qeni beri kthesen 180 grade!!!Si ky ; vetem veten ka shok ; per te lepire ate qe ka peshtyre nje dite me pare! Llum!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *