• |
ide | kryesore

Greqi, gjenden këmbët e një personi në Samos

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjymtyrët e poshtme të një personi janë gjetur ditën e sotme në zonën e Poseidonit në ishullin e Samos.


Autoriteti Portual i Pitagorionit ka njoftuar menjëherë policinë për këtë ngjarje, por mbetet ende mister çfarë ka ndodhur. Mediat greke bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur gjymtyrët e personit, gjinia e të cilit mbetet e paqartë.


Pranë kishte një palë xhinse dhe çizme ngjyrë kafe. Gjymtyrët janë transportuar për në spitalin e Samos, ku pritet të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor që mund të zbulojë detaje të reja rreth ngjarjes.

Kujtojmë se para disa kohësh u raportua një histori e ngjashme në Greqi. Trupi i pajetë i një gruaje u gjet i futur në një valixhe, e cila ishte hedhur në një pusetë në një zonë të thellë.

Ajo ishte me origjinë kineze dhe ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj në Kinë, por vijojnë hetimet për të zbuluar se si përfundoi e masakruar brenda valixhes, brenda të cilës u gjetën një palë të brendshme.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu