• |
ide | kryesore

“Inter-Juve përfundon 0-1”: Michel Platini bën parashikimin e tregon kush e fiton titullin

-Instant, Sport



Një mendim për Inter-Juventus, si ish-futbollist i bardhezinjve e një befasi kur Michel Platini bën parashikimin për fitimin e titullit kampion në Itali këtë sezon. I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, francezi imagjinon si do të përfundojë Inter-Juventus, duke i ndezur edhe më shumë pritshmëritë: “Përfundon 0-1 me një gol të Cristiano Ronaldos. Portugezi është fenomenal, fantastik, fizik i përbindshëm dhe sjellje profesionale. Mund të luajë me Dybala dhe Morata: sulmuesit mund të jenë edhe gjashtë, por e rëndësishme është që ata të marrin pjesë në lojë” ka thënë ish-presidenti i UEFA-s.

Platini ka vazhduar më pas analizën duke thirru në lojë edhe trajnerët: “Më pëlqen Conte, është ambicjoz dhe gjithmonë në lëvizje. Ashtu si Pirlo duhet të fitojë patjetër, por gjithësesi kanë skuadrat më të mira. Andrea ishte një trajner në fushë, pse nuk duhet të jetë në pankinë? Le t’i japim kohë, menaxhimi do të jetë i rëndësishëm. Kjo Serie A është e luftuar, por kujdes Milanin për titull: gjithmonë bën rezultate dhe nuk ndalet. Edhe pse mua më pëlqen dominimi i Juve, sepse e dua… “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *