• |
ide | kryesore

Koronavirusi/ Kosova regjistron 6 viktima dhe 363 të infektuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 363 persona në 1589 teste të kryera, ndërkohë që raportohet për 418 persona të shëruar. Brenda një dite në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 1405 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *