• |
ide | kryesore

Lista e Vetëvendosjes, këta janë kandidatët nga iniciativa e Vjosa Osmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani do jetë numër dy në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Mirëpo, nga iniciativa e Osmanit do të garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë, edhe pse ky numër mund të jetë më i lartë.

KosovaPress mëson se përpos Osmanit, në listën e LVV nga iniciativa e presidentes në detyrë është edhe Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica, Jeta Statovci, Gresa Bytyçi, Blerim Gashani dhe Rrustem Leti.

Nëse për të tjerët tashmë dihej se mbështesnin Osmanin, një emër që bie në sy është i kandidatit Leti. Në zgjedhjet e vitit 2019, i njëjti ka qenë kandidat për deputet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe nga kandidatët gjakovarë në këtë listë ka qenë më i votuari.

KosovaPress ka kontaktuar Letin dhe i njëjti ka konfirmuar se është pjesë e listës së Osmanit. “Po, kandidoj nga iniciativa e Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje”, konfirmoi Leti.

I pyetur se sa kandidatë nga iniciativa e Osmanit janë në listën e LVV, Leti ka thënë se janë me shumë se çfarë kishte parë në media.

“Jemi me shumë se çfarë kam lexuar në media, pasi në shumë s’e kam parë as emrin tim, por besoj se jemi mjaftueshëm”, tha Leti pa përmendur numra./KP



5 Comments

  1. Ju urojme suksese per te miren e Kosoves, por edhe te Shqiperise se ndoshta nen

    shembullin e Kosoves edhe Shqiperia do mund te largoje nga pushteti kete klike hajdutesh

    qe po i merr shpirtin.

    Forca Vjosa dhe Albin . Syte dhe zemrat e gjithe shiptareve anembane jane drejt jush.

    U ndihmofte zoti .

  2. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

  3. Ne kushtet e Kosoves VV ka iniciur bashkimin me te, te individeve me perfaqesues nga rradhet e partive te ndryeshme duke formuar nje skuader shume domethenes. Mendoj se eshte nje taktike e drejte. Besoj e uroj qe te arihet nje fitore e thelle. Kjo gje do te thote nje qeveri e forte e cila i duhet me shume se kurre Kosoves. Gjer tani qeverite e Kosoves kane qene nje amalgam interesash fisesh e katunesh gje qe e ka çuar Kosoven skajshmerisht keq.
    Urgjentisht duhet ndryshuar kushtetuta e Kosoves ne pikat qe kane lidhje me zgjedhjet. Nuk mundet dikush te mare mandat deputeti pa garuar. Serbet e te tjeret, te drejtat e tyre i kane te garantuar nga ligji. Ky lloj kuvendi qe ka sot Kosova vetem do ta rrenoje kete vend e kete popull.

  4. VV-ja duhet te jete vigjilente edhe ndaj tentakulave te Qeverise shqiptare e cila do te beje c-eshte

    e mundur qe vv-ja te mos fitoje, apo te mos fitoje mjaftueshem per te ngrit nje qeveri te forte qe

    te luftoje estabilshmentin e korruptuar. KM-ja yne deshiron me gjithe shpirt nje Kosove jo stabile,

    me qeveri te korruptuara qe njerzite te mendojne se ja keshtu jane te gjithe, se ne shqiptaret

    kaq mundemi, se ai nuk eshte me i miri po me te mire se ate nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *