• |
ide | kryesore

Pas Bashës edhe Meta kundër Ramës: Faleminderit BE-së që i ndihmoi shqiptarët më shumë se qeveria gjatë pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas kreut të PD-së Basha, edhe presidenti Ilir Meta ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Europian lidhur me sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit falenderon Unionin që sipas tij i ndihmuan shqiptarët gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë më shumë sesa qeveria e tyre.

Meta: FALEMINDERIT Bashkimit Europian për ndihmën gjatë pandemisë! I ndihmuan shqiptarët, më shumë se qeveria e tyre.

Nga ana tjetër Meta i kërkon qeverisë të bëjë transparencë lidhur me 975 dozat e vaksinës Pfizer të mbërritura në vendin tonë.

Meta: Qytetarët të informohen për vaksinën. Transparenca është thelbësore në demokraci. Me këtë pandemi të rrezikshme nuk ka vend për “sekrete”.Besueshmërinë e qytetarëve ndaj vaksinës e garanton transparenca, jo propaganda e qeverisë.



3 Comments

  1. Jo vetem BE-ja por edhe Madakaskari e ka ndihmuar me shume popullin shqiptar gjate

    pandemise. Ky ka ndihmuar ne menyre preferenciale ne baze te listes se votimeve te

    30 Qershorit. Une vete me 4 pjestar pa pune gjate pandemise nuk kam marre asnje lek

    asnje gje. Si une me mijera familje te tjera qe nuk jane ne listen e te preferuarve te

    Rilindjes.
    Ah, po me falni. Ky ka ndihmuar duke u zhvatur xhepar me gjoba per maska sa here

    i kerkojne mazniket e tij te zderhallen mejhaneve luksoze te Dubait.

  2. Sipas bilanceve të Drejtorisë së Tatimeve, kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës janë tre nga kompanitë me ritmin më të lartë të rritjes së të ardhurave në Shqipëri këto 7 vitet e pushtetit socialist, kështu që u dalin dhe tepërojnë lekët, jo për pesë vila, por dhe për pesë kulla, nëse u shkon në mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *