• |
ide | kryesore

Moti i vështirë/Rekomandohen zinxhirët në disa akse, të bllokuara disa komuna në Korçë 

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e borës kanë vijuar me intensitet edhe gjatë natës në qarkun e Korçës. Prefektura ka njoftuar për situatën dhe gjendjen e rrugëve.  Temperaturat në zonat malore përllogariten deri në -6 grad, ndërsa trashësia e dëborës varion nga 8 cm në 20cm.

Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e tyre, por pavarësisht kësaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore. Komuna e Dardhasit të Sipërm, po ashtu edhe zona e Panaritit, Lekasit dhe Mesmalit vijojnë të mbeten të izoluara dhe bora ka arritur nga 20 deri në 40 cm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *