• |
ide | kryesore

Olimpiada e Tokyos rrezikon të mos zhvillohet: “Duhet menduar për plane alternative”

-Instant, Sport



Lojërat Olimpike të Tokios vazhdojnë të jenë të përfshira nga pasiguria. Ministri për Reformat Administrative dhe Rregullatore Taro Kono dha alarmin gjatë një konference për shtyp, duke ngritur dyshime të reja rreth mundësisë që ngjarja të zhvillohet normalisht: “Duke pasur parasysh situatën e koronavirusit, gjithçka mund të ndodhë – tha ai – Komiteti organizues dhe IOC duhet të mendojnë për plane alternative “.

Kryeministri Suga vazhdon të sigurojë që Olimpiada mund të mbahen në siguri të plotë dhe vetë Kono e ka pranuar se “qeveria po përgatitet fort”. Sidoqoftë, konteksti mbetet delikat, si për situatën e brendshme, me 11 rajone që kanë filluar masa kufizuese të paktën deri në shkurt, ashtu dhe sa i përket udhëtimeve. Ministri për Lojërat, Seiko Hashimoto, ka pezulluar hyrjen e atletëve të huaj në Japoni për fazë përgatitore dhe trajnim deri në fund të emergjencës e edhe atletët japonezë që kthehen në vend do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore: “Ne duam ti japim përparësinë shëndetit – tha ai – Kështu që duam të forcojmë linjën tonë të parë të mbrojtjes si një masë parandaluese. Do të marrim parasysh situatën brenda dhe jashtë vendit dhe do të reagojmë në përputhje me rrethanat”.

Për momentin të gjithë kërkojnë të marrin kohë, duke u përqëndruar gjithashtu në efektin e fushatës së vaksinimit (e cila në Japoni, megjithatë, nuk ka filluar ende), por hipoteza e një anulimi përfundimtar të ngjarjes mbetet në ajër. Edhe sepse kryetari i komitetit organizues, Yoshiro Mori, kohët e fundit deklaroi se një shtyrje e mëtejshme nuk mund të mendohet: “Është absolutisht e pamundur – tha ai – mes shkurtit dhe marsit duhet të marrim një vendim shumë të vështirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *