• |
ide | kryesore

Situata me Covid-19/ Nuk ndryshojnë masat kufizuese, Manastirliu: Rritje e infektimeve dhe shtrimeve në spital pritej për shkak të festave

-Instant, Lajme, Të fundit

Komiteti Teknik në konferencën e sotme për situatën epidemiologjike bëri me dije pas vlerësimit të realizuar është vënë  re një rritje e incidencës dy javore. Megjithatë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se në Shqipëri do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese që janë vendosur për frenimin e përhapjes së Covid-19. Ministrja tha se situata nuk është alarmante, por tregues se qytetarët duhet të vijojnë të kenë kujdes.


“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive  ka pasur rritje”, tha Manastirliu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu