• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë tha Rama për vaksinën që nxiti protestën e Francës

-Instant, Arkiva, Lajme



Marrëdhëniet e mira me Parisin nuk mund të jenë zgjatim i përjetshëm i atleteve Adidas dhuratë për Emanyel Makronin. Presidenti Francez e nxori një vit e ca më parë bllof Ramën kur pohoi se nuk ishte faji i vendit të tij që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë, por këtë nuk e donin gati gjysma e shteteve anëtare. Këtë herë përgjigjja ka ardhur nga selia diplomatike në Tiranë.

Lexo me tej:

Pse u tha jo për Shqipërinë? Deklarata video e Makron që e nxjerr zbuluar Ramën

Ambasada franceze ka reaguar më një notë të ashpër proteste ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin “Open” të së enjtes, ku shefi i qeverisë akuzoi Bashkimin Europian për egoizmin e treguar në mosdhënien e vaksinave për shtetet e ballkanit perendimor. “Nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhej në letrën e protestës dërguar Ministrisë sonë të Jashtme (lexo linkun poshtë) ku gjithashtu hidheshin poshtë edhe pretendimet e kryeministrit se qeveria franceze ka një sasi vaksinash që nuk i përdor dot, e megjithatë nuk i jep vendeve që kanë nevojë.

Ambasada e Franceze: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate

Po si lindi kjo polemikë, që fillimisht nxiti përplasjen me ambasadorin e BE në Tiranë Soreca dhe më pas, atë të ambasadës franceze.

Sulmet e Ramës ndaj Europës nisën që në 1 Janar, kur kryeministri shqiptar mungesën e bujarisë për vaksinat e quajti “egoizmi dhe cinizmi i frikshëm në kontinentin ku jetojmë”. Që në ditën e parë të vitit, Edi Rama foli për një hendek, që u hap mu në mes të Europës, nga “vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht e Bashkimit Europian”.

Pra duhet parë me kujdes deklarata ku të rëndësishme janë nuancat. Aty, Rama i ra BE dhe si kundërpërgjigje ia ktheu ambasadori Soreca. Ai u shpreh i habitur nga deklarata e kryeministrit dhe përmendi se BE i ka akorduar Shqipërisë 115 milionë euro për tërmetin, se ka ndarë 70 milionë euro për vaksinimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, por nguli gjithashtu edhe një kunjë, duke pohuar se Shqipëria nuk është e përgatitur dhe nuk ka një plan për fushatën e vaksinimit.

Retorika anti-BE nga Ankaraja/ Soreka i kujton Ramës qindra miliona euro ndihma

I gjendur nën replikën e ashpër të shefit të delegacionit të BE në Tiranë, Rama e ndryshoi qëndrimin. Të enjten në “Open” përballë gazetarëve ai e drodhi duke thënë se Soreka e kishte keqkuptuar, “pasi kritikat nuk qenë për Komisionin Europian në Bruksel të cilin ambasadori përfaqëson, por me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda Këshillit Europian” (shiko videon poshtë pas minutes 04 10) Rama shkoi më tej duke marrë si shembull Francën, që ka vaksinuar vetëm disa mijëra qytetarë të saj, ndërkohë që ka siguruar një stok disafish më të madh, nga i cili mund t’i kishte dhënë 2 mijë apo 5 mijë vaksina vendit tonë, së paku për mjekët.

Pikërisht ky etiketim direkt i Parisit zyrtar si vend “cinik”, “arrogant” dhe aspak “solidar” në periudhë pandemie nxiti shpërthimin e ashpër të ambasadës franceze.

“Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, shkruhej në reagimin francez.

Tani Ramës, s’i mbetet gjë tjetër, veçse të dali e të deklarojë se pas Sorecës, edhe ambasada franceze e ka keqkuptuar.

©Lapsi.al

 



14 Comments

  1. Udheheqja ngahera ia ka çjerrë maskën imperializmit anglo-amerikan dhe atij anglo-francez
    Rrofte Internacionalja!

  2. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

    EdiSoni Durrësit ne variantin Kim Jong-un,bën padi dhe tërhiqet si i dhi,fryhet si gjel dhe ikën si bedel!Si ja futi vetes EdiSoni Durrësit me gjermanet.Kur deshtoi drogaxhiu herën e parë ne fillimin e negociatave me BE-n,filloi presionin(fshehtas) me ane te medias qe e paguan me Lekët e takspaguesve shqiptare(Mero Baze e kompani) ndaj politikanit gjerman Gunther Krichbaum,por qe publikisht e mohonte!Shpifjet ndaj politikanit Gunther Krichbaum kan dale nga mediat private,genjente Edvin D’Rama gjermanet.Nga te dhenat tona(sherbimi sekret),i than gjermanet,shpifjet kan dale nga portali Lexo.al,qe eshte nen ndikimin e Endri Fuges,(pra Kryeministrise),Pamflet.al nen ndikimin e ish Ministrit te Brendeshem(Saimir Tahirit),Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Genjeshtra,genjeshtra belbezonte i paftyri D’Rama. Dhe gjermanet u larguan pa pranuar as ftesen per darke me mashtruesin,qe e lan si mut.Rezultati,i kan mbyllur deren prej kohesh,dhe 7 herë dështim per hapjen e negociatave me BE-n.

  3. Mire me e ka Rama se ngelem me fytyren e zgerdhire te Berishes e te tjerve para cdo te huaji, pa pike dinjiteti.
    Cfare jane ata perendi, te pagabueshem, nuk bejne dallavere ata? Na hapet barkun me kete “kunder BE-se”.
    E cfare i tha fundja? Ate qe ata skane planifikuar vaksina per vendet e Ballkanit por vetem per qytetaret e BE-se. Eshte kjo normale, jo.
    Nuk ke pse ti thuash derrit daje, thirre me emrin e vet.

    1. Ashtu te thane ne Bodrum? Qe nuk eshte normale te planifikojne per veten e tyre dhe te mos planifikojne per Ballkanin? E ke pare ndonjehere budallallekun kur shkruan ore tyryfyl? Perse e kane me detyrim te te japin vaksinen sa ronxho bonxhove si ti? Nuk mjafton qe po te mbejne me buke prej 30 vitesh? Zagare bukeshkale!

  4. Ia ka inotin Makroni se nuk i ka dhone atletet qe i premtoi heren e funit se penevreket i bleu vete.

  5. Kur u pyet para disa javesh , i gjati ine tha se negociatat jane hapur ne mars te 2020 .
    Ky vazhdon te genjeje , vazhdon te mashtroje dhe sidomos vazhdon te vjedh e grabise pa dogane .
    Bashkpunon me krimin , bashkepunon me injorancen dhe fajin per deshtimin e tij ja kane te tjeret .
    Akuzon dhe bulizon me gjithkend , kriminalizon shtetin , varferon vendin dhe perseri fajin e ka Saliu .
    Krijo 3D , mos bej asngje dhe vidh – kjo eshte motoja e te gjatit tone .
    Qe nga koha e Thotit , ti je krijesa me e peshtire qe ky vend ka pare o i gjati ine .
    Largimi yt eshte domosdoshmeri por nuk eshte zgjidhja perfundimtare .

  6. Ankohet per Francen me fjaline “Në vend që t’i ndajë me të tjerët…???”
    Edhe kanarina ime e kupton qe ky jo vetem eshte KOMUNIST, por eshte krenar per kete dhe e ka ne plan ta trashegoje kete mendesi dhe poltike, fatkeqesisht per ne shqiptaret

  7. Kur franca mbron serbine, atdhetaret e flake opozitare nuk lejn fjale pa e shajtur, por kur shajm ramazonin e mbrojn.
    Eshte pra cinizem, se te jep lek edhe te gjitha vaksinat i kan ble vete, ik fshij bythen me leket qe te kan dhene.

    1. O beu i m…. ju tani jeni terbuar dhe vec llap keni; eu nuk ka dalluar shqipnin nga vendet e tjera te ballkanit per vaksin. Leket o pusht i ka llogaritur ne paket per te gjith; qe kur qenka leku per te fshir b…. apo kjo esht edukata jote per lekE….qe Eu i heq nga bugjeti i saj

  8. Ne pa BE DO ISHIM NJE XHUNGEL QE DHE FERRA NUK DO KISHTE PO HARROI KY KIM JONGU QE NE PUSHTET E PRUN KETA E.U . U MESUA KEQ ME € E TERMETIT QE MORI PER RINDERTIM MIKU ERDOGANIT JE NISU NGA KINA A RUSIA MER PO DESHE VAKSIN QYL NUK KA PYETE VLLAUN VUÇIÇ SI I BLEU VAKSINAT

  9. Qenit kur i vijen ngordhja premier ne deren e xhamise . Edhe ketije maskarait po i vijen ngordhja ne 25 prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *