• |
ide | kryesore

Video/ Dede përmbys Kastriotin dhe makthin barazim: Seferi impakt pozitiv në debutim

-Instant, F1, Sport, Video



Humbja e tretë radhazi për Ndreun, që nuk del dot kundër statistikave këtë herë, me Tiranën që merr fitoren e 20 në 34 ndeshje, 9 nga të cilat janë mbyllur në barazim. Bardheblutë mbajnë kështu hapin e ndjekësve të Vllaznisë, por nëse shkodranët për momentin duken të pakapshëm, zona europiane është një target që kryeqytetasit nuk duan kurrësesi ta humbasin. Pas pesë barazimeve radhazi, Tirana më në fund gjeti fitoren që mund ti kthejë buzëqeshjen teknikut Nevil Dede.

Krutanët treguan se kishin seriozisht dhe ndëshkuan kampionët me Devid në minutën e 21. Në zhvillimet e një goditje dënimi, sulmuesi mbërriti i pari tek topi, duke mposhtur Bekajn, tregues që Tirana nuk i ka zhdukur ende vakumet defensive, që vazhdojnë ta penalizojnë. Bardheblutë megjithatë reaguan, duke barazuar rezultatin në minutën e 25 me Bathën, që ktheu qetësinë në kampin bardheblu.

Përmbysja u fiksua në të 51 em të zakonshmin Ernest Muçi, i cili pas pasimit të Ismajlgecit, përmbysi rezultatin, duke mposhtur Hidin. Bëri debutimin edhe Taluant Seferit me Tiranën, duke i shkuar fare pranë debutimit me gol, kur në të 62’ shmangu me elegancë Çelën dhe Bojomin, por jo Hidin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *