• |
ide | kryesore

Video/ Fitore me përmbysje e Sampdoria: Torino nuk fiton as me një lojtar më shumë

-Instant, Sport, Video



Pikë të rëndë për Sampdorian. Në javën e 18 të Serie A, ekipi i Ranierit mundi Udinesen 2-1 me përmbysje, duke u ngjitur në kuotën 23 pikë në renditje. Në Marassi në pjesën e parë Audero bllokoi përpjekjet e Lasagna dhe Mandragoras, ndërsa një goditje të bukur me të djathtën nga De Paul u përplas në traversë. Golat erdhën në pjesën e dytë. De Paul (55 ‘) zhbllokoi ndeshjen, por barazimi i Candreva (67’) nuk vonoi. Ish-lojtari i Inter shënoi me penallti, por vendimtar ishte Torregrossa (81 ‘) që përmbysi rezultatin me një goditje me kokë, duke shënuar në debutimin e tij me Sampdorian.



Bologna mundi Veronën 1-0 dhe u kthye tek fitorja pas një agjërimi që zgjati nga 29 nëntori, 8 ndeshje në total. Sfida e Dall’Aras u vendos nga një penallti e Orsolinit në minutën e 19′ dhënë për një faull të shkaktuar nga Silvestri ndaj Sorianos. Ekipi i Juric ishte nën ton dhe u shfaq rrezikshëm vetëm me Kalinic, që pa të ndalet goditja e tij nga Skorupski (63 ‘).

Shumë pak emocione në ndeshjen Torino-Spezia 0-0. Takimi gjithësesi është kushtëzuar nga kartoni i kuq për Vignali në minutën e 7, që detyroi ligurët të luanin në inferioritet numerik dhe me kundërsulm. Edhe me një lojtar më tepër, shansi i vetëm për Toron erdhi në të 90′ me shtyllën e goditur nga Ansaldi, situatë që e mban skuadrën e Giampaolo-s në zonën e rënies nga kategoria.

ITALY – SERIE A
Bologna 1 – 0 Hellas Verona
Torino 0 – 0 Spezia
Sampdoria 2 – 1 Udinese



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *