• |
ide | kryesore

Video/ Me top të kuq mes fushës së bardhë, Partizani mposht në 7 minuta Skënderbeun

-Instant, F1, Sport, Video



Një fitore e rëndësishme në transfertë për Partizanin, që ka kaluar 1-2 në Korcë përballë Skënderbeut, në kushte të vështira atmosferike dhe në një ndeshje nostalgjike për teknikun Ilir Daja, që megjithatë vazhdon të ndjekë kreun, edhe pse i distancuar 9 pikë. Të kuqtë e zgjidhën ndeshjen në shtatë minuta, por nuk arritën ta vrisnin takimin, duke rrezikuar në fund rikthimin e kundërshtarit.

Në fushën e mbuluar me dëborë dhe me një top të kuq, Ahmataj pa strategjitë ti rrëzoheshin në vetëm shtatë minuta lojë, kur në të 4 Bardhi hapi serinë e golave me një goditje të saktë me kokë, ndërsa ende pa marrë veten korcarët nga goli i parë, Solomon shënoi të dytin, po me kokë në minutën e 7.

Ndeshja nuk ishte e mbaruar, sepse kryeqytetasit e ulën ritmin dhe nuk arritën të shënonin golin që do ti mbyllte përfundimisht llogaritë. Kjo mënyrë loje e të kuqve i dha mundësinë Skënderbeut të tentonte surprizën dhe i shkoi pranë pas golit të Mensah. Të kuqtë u mbrojtën me kujdes, duke dalë nga Korca me tre pikë, që e mbajnë në vend të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *