• |
ide | kryesore

Zhvatën presidentin e Genoas: 56 vjet përjashtim nga sporti për 8 ultras kuqeblu

-Instant, Sport



Hetuesia e Xhenovës lëshoi 8 masa përjashtimi nga manifestimet sportive, për një total prej 56 vjetësh, kundër tetë ultrasve nga Genova, të përfshirë në hetimin e ‘Zonës së Lehtë’ në lidhje me episodet e zhvatjes kundër kompanisë Genoa Cfc. Historia fillon më shumë se 10 vjet më parë: një përpjekje për zhvatje në dëm të presidentit Enrico Preziosi nga disa tifozë të Genova-s, të cilët zakonisht ndjekin ndeshjet në Gradinata Nord. Sipas asaj që u mësua nga rindërtimi i ngjarjes, grupi pretendohet se ka zhvatur para, por edhe përfitime të tjera nga presidenti i ekipit kuqeblù Enrico Preziosi në këmbim të një ‘paqeje’ të tifozerisë së organizuar.

Sot, në vijim të aktiviteteve hetimore të skuadrës së lëvizshme në operacionin ‘Zona e Lehtë’, që përfundoi në muajin tetor dhe që pa ekzekutimin e arrestimeve dhe denoncimet kundër 7 anëtarëve të një organizate që kryente krime, përvec ekzekutimit të masave pasurore për disa të interesuar, Hetuesia, me ndihmën e Divizionit Kundër Krimit – lëshoi, kundër 8 personave të përfshirë, masën e përjashtimit nga manifestimet sportive për një total prej 56 vjetësh.

Masat variojnë nga një minimum prej 4 deri në një maksimum prej 10 vjetësh. Më në fund, për 4 individë, përveç detyrimit të paraqitjes pasi janë dënuar përfundimisht për krime të tjera, është vendosur ndalimi i posedimit dhe përdorimit, për gjithë kohëzgjatjen e masës, mbajtja e armëve me kapacitet modest ofensiv, mjete në shitje të lirë të afta për të mjegulluar ambjentin, lëngje ose përzierje djegëse, produkte piroteknike, si dhe substanca të ndezshme dhe mjete të përshtatshme për shkaktimin e çlirimit të flakëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *