• |
ide | kryesore

Aksidenti horror në Rrugën e Kombit/ Gazeta zvicerane zbulon dëshmi të reja (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar në faqen e saj online një shkrim për aksidentin e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje me origjinë nga Kosova dhe që jetonin në Schaffhausen të Zvicrës.

Në aksident humbën jetën Blerim Avdiaj 50-vjeç, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Anjeza dhe vajza e tyre Medina, 5 vjeç si dhe Klejdi 11 vjeç, djali i Anjezës nga martesa e saj e parë. E plagosur në spital ndodhet ende Violeta 3-vjeçare. Gazeta “Blick” ka sjellë dëshminë e Mirsad Avdijajt, djalit të Blerimit nga martesa e tij e parë.

“Më duket sikur jam në një film horror. Babai im ishte shoku im më i mirë. I kam dashur aq shumë të gjithë. Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im”, – thotë Mirsad Avdijaj. Të dielën e kaluar ai e çoi familjen në aeroport.

“Babai im donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur që i pa përsëri. Ai ishte miku im më i mirë. Ende nuk mund të mendoj qartë” – thotë 26-vjeçari.

Violeta e vogël po lufton për jetën e saj në spitalin e Tiranës. “Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se ajo do të shërohet përsëri”, – thotë vëllai.

Viktimat janë varrosur në Tiranë të dielën. “Tani shpresoj se ata të gjithë e kanë gjetur paqen e tyre në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar.

“Të gjithë jemi në shok. Unë e njoh Blerimin prej 20 vjetësh. Ai ishte një njeri kaq i dashur dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur”, – thotë Shefki O.

Fqinji Muamet R. është tronditur gjithashtu. “Ne gjithmonë bënim barbekju së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma atyre se shkohet e tyre kanë vdekur ”.

“Një nga miqtë tanë të përbashkët donte të thërriste Blerimin të Premten për t’i thënë se sa borë kishte në Schaffhausen. Por papritmas një polic u përgjigj në telefon dhe tha se Blerimi kishte bërë një aksident të rëndë” – thotë ai. Kështu mësuan miqtë dhe fqinjët për aksidentin tragjik.

Vetëm disa muaj më parë, një familje tjetër nga Schaffhausen humbi jetën në aksident gjatë udhëtimit e tyre të kthimit me pushime nga Kosova. Babai 35 vjeç, djali 12 vjeç dhe nipi 18 vjeç humbën jetën ndërsa nëna 35 vjeç dhe vajza 11 mbijetuan. ©LAPSI.al






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *