• |
ide | kryesore

I dhuroi fanellën një punëtori pas ndeshjes, Thiago Silva në telashe

-Instant, Sport



Zakonet e vjetra është e vështirë ti harrosh, madje edhe në kohë pandemie. Megjithëse jeta e të gjithëve ka ndryshuar rrënjësisht prej gati një viti, ka kaq shumë gjeste të vogla që bëhen ende në një mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme, të diktuara nga një kujtesë e trupit që nuk modifikohet shumë lehtë. Nuk është e thjeshtë për lojtarët të kujtojnë se nuk mund të gëzohen të gjithë së bashku, aq sa në Premier League ishin vetë autoritetet që e shpjeguan atë qartësisht. Futbolli është një sport kontakti, sigurisht, nuk mund të parandalohen rrëmujat në zonë gjatë goditjeve të këndit, por nëse mund të shmangen disa sjellje të caktuara, mirë është ta bëjnë. Por nuk është aspak e lehtë, siç tregon historia e Thiago Silva.

Mbrojtësi brazilian ka vendosur të provojë aventurën e Premier League me fanellën e Chelsea dhe pavarësisht viteve po provon se mund ta thotë ende fjalën e tij. Por në ndeshjen derbi mes Blues dhe Fulham, që u luajt në Craven Cottage, nuk ishte ndërhyrja e tij ndaj ndonjë rivali që bëri zhurmë. Sipas Daily Mail, ish-lojtari i PSG rrezikon pasoja serioze për mosrespektimin e protokolleve anti-Covid. Faji i brazilianit është se dhuroi fanellën e tij në fund të ndeshjes për një punëtor i cili po punonte për rindërtimin e një prej tribunave në stadiumin e Fulham.

Një gjest i bukur nga Thiago Silva, por i ndaluar fort nga protokollet e reja. Nuk mund të shkëmbehen fanella me kundërshtarët, por as tja japësh kujtdo. Përveç kësaj, natyrisht, është në fuqi edhe ndalimi i shtrëngimit të duarve, përqafimi apo përplasja e duarve me njëri-tjetrin. Me pak fjalë, të vetmet kontakte të ngushta mund të jenë ato të lojës. Për pjesën tjetër, më mirë të shmangen. Kush e di nëse komiteti disiplinor i Premier, që mund të marrë masa, do t’i japë brazilianit faktorin zbutës të zakonit …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *