• |
ide | kryesore

Inter u dyshua se nuk kishte para për Hakimin: ja përse është shtyrë pagesa për Real

-Instant, Sport



Asgjë të jashtëzakonshme, edhe pse, nën rrogoz, mbetet problemi i zakonshëm i madh i zikaltërve: llogaritë. Interi mund të ketë probleme të likuiditetit, për shkak të Covid dhe shtrëngimit nga Kina, por nuk ka asnjë cështje Hakimi në aksin Milan-Madrid, siç ka qarkulluar gabimisht në orët e fundit. Dobësitë e momentit të Interit nuk kanë shkaktuar asnjë tension me Realin për pagesën e këstit të parë të Achraf, anësori i cili u rrit tek Blancos dhe u ble nga Administratori i Deleguar Beppe Marotta dhe nga Drejtori Sportiv Piero Ausilio në prill për 40 milionë euro. Në fakt, ai i Hakimit është investimi i fundit i Suning para se të mbylleshin rubinetët në Pekin: vështirësitë financiare të gjigantit kinez në vend peshojnë, ashtu si dhe kufizimet e regjimit për investimet e huaja në sektorë jo-strategjikë.

Interi, po, duhet të kishte paguar këstin e parë të blerjes së 13 milion eurove deri në dhjetor, por pagesa u shty me marrëveshje të ndërsjellë midis zikaltërve dhe merengues. Me pak fjalë, ceku nuk është dërguar ende për shkak të një mirëkuptimi të ndërsjellë midis klubeve, gjithmonë afër njëri tjetrit dhe të dy të dëmtuar nga kjo pandemi. Të dy kompanitë kanë nënshkruar një dokument që autorizon Interin të shtyjë pagesën e këstit të parë për në muajin mars. Duke shpresuar që pas dy muajsh situata të jetë pak më e mirëë se sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *