• |
ide | kryesore

Makina e djegur/ Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Për të nuk ka asnjë lajm prej 10 ditësh. U zhduk në Shqipëri në një mori ngjarjesh shqetësuese duke u hapur rrugë skenarëve të shumtë. Makina që kishte marrë me qira së fundmi në aeroportin e Tiranës u gjet e djegur jo shumë larg nga vendi ku u pa për herë të fundit. Brenda makinës janë gjetur disa sende personale, por edhe mbetje njerëzore që ende nuk janë identifikuar”.

Kështu nis një shkrim i gjatë i gazetës italiane “La Nazione” për fatin e Davide Pecorelli, një sipërmarrës italian 45-vjeçar, pronar i një hoteli në Lama dhe disa qendrash bukurie. Bizneset e tij kohët e fundit kanë pasur vështirësi edhe për shkak të pandemisë. Pecorelli është i njohur në Itali edhe si arbitër futbolli pasi ka marrë pjesë në disa ndeshje në Serie C, por edhe në Serie A si zyrtar i katërt. Sipas gazetës ka dyshime të mëdha të autoriteteve për fatin e tij.

Sipërmarrësi italian kishte rreth 1 vit në Tiranë ku kishte nisur një biznes të produkteve kozmetike të lidhur me dyqanet e tij në Itali. Në Shqipëri ai krijon njw lidhje tw re nga e cila ka tashmë edhe një vajzë. 45-vjeçari ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Sipas të dhënave, biznesmeni ka mbërritur në Tiranë në ditët e para të vitit 2021. Me të mbërritur në aeroport, Davide mori me qira një automjet Škoda Fabia i cili u gjet disa ditë më vonë i djegur në rrugën Gjegjan – Reps, në Pukë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Nuk është e qartë pse vetë italiani nuk telefonoi policinë, por ishte një banor i zonës që pa zjarrin dhe informoi forcat e rendit. Kërkimet mbi Pecorellin filluan menjëherë, pasi ai nuk ishte i pranishëm kur policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ambasada shqiptare në Romë ka kontaktuar me familjarët në Itali për tu dorëzuar sendet e tij personale ndërsa u ka kërkuar të udhëtojnë drejt Tiranës për të bërë një krahasim të ADN-së edhe pse nuk është e qartë se mbetjet që u gjetën në makinë janë njerëzore.

Nuk përjashtohet edhe pista (dhe kjo është ajo që familjarët shpresojnë) që Davide Pecorelli të mund të ketë vendosur të humbasë vullnetarisht gjurmët e tij. Ndoshta sepse po ndiqej nga dikush që donte ta dëmtonte. Me pak fjalë, një histori e keqe me mistere ende për tu sqaruar. Të gjithë tashmë janë në pritje të testit të ADN-së. ©LAPSI.al

Imprenditore ed ex arbitro scomparso a Tirana. L'auto noleggiata bruciata Imprenditore scomparso in Albania da 10 giorni, auto a noleggio carbonizzata. E' giallo - Tuttoggi

Makina e djegur, zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari italian



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *