• |
ide | kryesore

Masat anti-covid/ A duhet të mbahen hapur dritaret gjatë mësimit në këtë acar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kur i gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, shumë prindër kanë shprehur shqetësimin që shkollat mbajnë të hapura dritaret si masë parandaluese për koronavirusin. Drejtoritë e shkollave kanë këmbëngulur se në udhëzimin e ministrisë së Arsimit të hartuar që në muajin shtator thuhet shprehimisht: “Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit”.


Pas këtyre reagimeve ministria e Arsimit është detyruar të sqarojë se ky udhëzim nuk është detyrimisht i zbatueshëm në këto temperatura mjaft të ulëta.


“Duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Keta jetojne jashte realitetit shqiptar. Ne vendet malore sot temperatuta gjaye dites ishte -4 ÷-6 grade. Shumica e shkollave ngrohen me dru (te racionuara) .Si mund te ajrosen klasat 5÷6 here ne dite gjate mesimit? Edhe gjate vjeshtes nuk hapeshin dritaret se ishte ftohte jo me sot qe dridhen prane zjarrit te vaket. Bravo ministrat!

  2. Sipas standarteve temperatura në ambjente ku ka nxënës, duhet të jetë 20-21 gradë.

    Në qytetet e ftohta si Korça e tj për shkak të vjedhjes së lëndës djegëse dru, naftë etj në masën 70%, temperaturat nuk shkojnë mesatarisht gjatë 6 orëve mësim, as 15 gradë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu