• |
ide | kryesore

Melissa Satta nuk ndal shigjetat për Boateng: “Njihja një futbollist, por nuk solli fat”

-Instant, Sport



Melissa Satta, ka marrë pjesë si e ftuar në programin e drejtuar nga Carlo Conti “Affari tuoi – Viva gli Sposi! (Punët e tua – Rrofshin të martuarit). Shoë girl-i italian ka treguar një dozë të lartë autoironie, duke anashkaluar edhe vetë moderatorin.

Në momentin e përshëndetjes së konkurentëve të fejuar të programit, Satta ka debutuar me këto fjalë: “Faleminderit që më keni ftuar në vendin e duhur në momentin e duhur …“. Një referim i qartë për thyerjen përfundimtare të raportit martesor me futbollistin Kevin Prince Boateng. «Njihja një futbollist që ka luajtur për Fiorentinën. Por nuk më solli shumë fat…», ka përfunduar ish-velina duke shkaktuar të qeshura në studio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *