• |
ide | kryesore

Mozzik me mesazh para zgjedhjeve: Ndërtoni institucione me njerëz të ndershëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Duke qenë se na ndajnë thuajse më pak se një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një shkrim lidhur me këtë. Në postimin e ndarë në Facebook, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) deklaroi se nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, por që duhet të ndërtohen institucione me njerëz të ndershëm.


“Aman zaman qe thojme na shqiptarte!

Nuk e di cila parti, cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës.

Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë, mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë.

Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa.

Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm

NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë!

I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull, se me i cek të gjitha duhet kohë.
Suksese të gjithëve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *