• |
ide | kryesore

Protestuan në ‘Rrugën e Kombit’, procedohen penalisht 8 banorë të Mirditës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa banorë protestuan dje në Rrugën e Kombit për dëmtimin e rrugës së tre fshatrave në Mirditë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht 8 prej tyre.

Sipas njoftimit, shtetasit kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz.

Shtetasit E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës ,Mirditë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Banorët pretendojnë se rruga e tyre është bërë thuajse e pakalueshme dhe po ju dëmton automjetet dhe asnjë masë nuk është marrë për ta kthyer në gjëndjen e mëparshme. Banorët u përplasen dhe me policinë të cilët kundërshtuan bllokimin e Rruges se kombit.



3 Comments

  1. Protestuesit duhet te rrasen ne burg, te denohen me nga 25 vjet , familjet te internohen

    ne Tepelene, dhe femijve te tyre tu hiqet e drejta e studimit. Nuk ka shaka me shtetin tone

    rilindas.

  2. 1. Nuk eshte me RRUGA E KOMBIT

    2. Eshte RRUGA E QRLBESORES Kryeminister, qe e dhuroi, dhe e nje KONCESIONARI PRIVAT

    qe mbledh RENTEN QYL

    3.

  3. Ky eshte shteti, qe Mirditen e la ne dite te keqe. Neper Mirdite kalon ish rruga e kombit, sot rruga e oligarkeve, por vete Mirdita nuk ka rruge, nuk ka arterie qe lidhin fshatrat me kete rruge, sepse shteti e ka braktis me kohe, edhe emrin ja ka fshire, vetem kur arreston njerz qe kerkojne te drejtat me elementare qe shteti duhet e ka detyrim, tja u siguroje, permendet Mirdita, tjeter here nuk e njohin si treve historike. Sot ajo eshte rruga e oligarkeve, qe megjithse pjesa me e madhe e saj kalon ne Mirdite, nuk perfitojme asgje prej saj, ku si gjithe shqiptaret kemi paguar taksen e kombit. As me pak e as me shume, pasurite e Mirdites si dhe para 30 viteve u shkojne oligarkeve, qe i ndajne me pushtetin e ajo nuk merr asgje, vetem rjepjen e saj. Mirdita ka uje, por arat thajne, se ate e perdor turku, i ciftit Rama Erdogan, qe Bashkise Mirdite jo vetem nuk i paguajne asgje per shfrytezimin e pasurise saj, nderkohe qe pa asnje shkak eshte lejuar futja e ujit ne tuba ne reps e Fani vogel thahet, nga QafMolla, Fani, nga Rresheni, deri ne Fang eshte i thare gjithe veren, duke u shkaterruar biodiversiteti. Jo vetem kaq, por gjithe basenin qe preket nga lumi i Fanit Madhe nga Fush Arrsi e deri ne derdhjen e tij, helmohet nga Fabrika e pasurimit, duke hedh shllamet e cianur ne lume.
    Minerat i ka po turku, ku ka metale te cmuara qe per 50 vite furnizoi shtetin me rezerva ari e argjendi, me baker blister, tunxh e bronx etj dhe perseri megjithse Mirdites i grabisin gjithcka nuk i paguajne asgje, vetem i burgosin se protestojne, per te drejtat e dinjitetin e tyre. Vijne te gjithe ne Mirdite si lypsar votash, premtojne gjithcka, ku vete kryeministri ne zgjedhjet vendore 2015, premtoj se kryetari i Bashkise do bente gjithcka per rruget ne perlat, ku nje lagje per rreth 1000 ml rruge, ka mbetur si ne mesjete, ku dhe femijet rrezikojne te bien ne uje, me nje ure druri rregulluar nga ish komuna. Te gjitha mbeten rrena, sepse qeveria urdheroj bashkite te benin sheshet, me qindra miliona euro, ne vend qe te benin infrastrukturen rrugore, vaditese, e bujqesore, te mos liheshin tokat djerr duke u shembur. Jo se kam gje kunder shesheve, por nuk ishin emergjence te pakten per Rreshenin, qe e ka ruajtur traditen per nje qytet te paster, e te blerte, sepse sheshet nuk ushqejne njerzit, prandaj investimi duhej te fillonte nga periferite ne qender. Lenia pas dore e Mirdites, nuk eshte rastesi, por politike denigrimi, shperngulje qe te grabiten pasurite natyrore e nentokesore, per te mos bere investime por zhvatur. Natyra, Relievi eshte nga me te bukrit ne ballkan ne te gjithe Mirditen, por mirditoret qe banojne aty jane te varfer, per aresye se shtetare, politikan kane frike se te preferuarve pushtetit u ikin turistet. Mirditasit te bashkohen, ti dalin zot vehtes e njeri tjetrit, sepse vetem keshtu vihet dinjiteti ne vend, se per ndryshe ky shtet vetem na shtyp, na percmon e na vjedh gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *