• |
ide | kryesore

Temperaturat shkojnë -11 gradë në Korçë, gjendja e akseve kryesore

-Instant, Lajme, Të fundit



Teksa vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celsius. Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale në këtë qark nuk paraqet probleme, ndërsa akset janë të hapura dhe të kriposura.

Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir, në orët e para të mëngjesit.
Bashkia e Korçës po punon për hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit, shkruan Balkan Web.

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet që të ketë pasur probleme me energjinë elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *