• |
ide | kryesore

“Tharësja e flokëve”, teknika me të cilën Sir Alex dominonte dhomat e zhveshjes së United

-Instant, Sport



Të flasësh për Liverpool-Manchester United do të thotë gjithashtu të përmendësh Sir Alex Ferguson. Në gati tridhjetë vitet e tij në zyrë në Old Trafford, skocezi është ndeshur me Reds shumë herë. Shpesh fitorja ka anuar nga lojtarët e tij, por nganjëherë ndodhte edhe të humbiste. E në atë rast, askush nuk shpëtonte… nga pajisja më e famshme e Mançesterit: tharësja e flokëve. Kjo është, ajo teknika, e përsosur në vite drejtimi, kur trajneri bërtitste pak centimetra nga fytyra e një futbollisti fatkeq, që detyrohej të vuante fyerje dhe qortime, shpesh mjaft kreative të Sir Alex. Diçka legjendare, por siç shpjegon vetë tekniku, ndonjëherë ishte absolutisht e nevojshme në menaxhimin e dhomës së zhveshjes.

Ferguson ka folur para ndeshjes së madhe mes skuadrës së United dhe asaj të Klopp e, përveç se u shpreh i lumtur që ishte larguar para se ti dilte kundërshtar ky Liverpool, ka dashur të sqarojë se çdo “tharëse flokësh” ishte vënë në shërbim të klubit. E, sipas asaj që raporton The Sun, sapo fillonte java e re, ishte gjihcka e lënë pas. “Sa i përket faktit që e humbisja durimin, gjithmonë e bëja për një arsye të mirë. Njëra prej të cilave ishte ti kujtoja lojtarët për pritshmëritë që kishin kur mbanin veshur fanellën e Manchester United. Gjithmonë u kam thënë të vërtetën, por asnjëherë nuk kemi biseduar për të pas ndeshjeve. E gjitha përfundonte në dhomën e zhveshjes dhe unë prisja që të shkonte në atë mënyrë ”.

Kjo gjë, megjithatë, me kalimin e viteve, nuk e ka penguar që të konfliktohet në përplasje të detajuara me “tharëse flokësh” me kampionë të tillë si Beckham, Giggs, Scholes, Ferdinand, madje edhe Cristiano Ronaldon. Diçka për të cilën Sir Alex nuk duket se është shqetësuar asnjëherë shumë. “Kohë pas kohe dilte diçka, por ajo që më interesont ishte që lojtarët të kuptonin atë që prisja prej tyre, si në stol ashtu edhe në lojë. Duhet ta dinin që të gjithë prisnim tre pikët”. E nëse nuk merreshin.. në lojë futej “tharësja e flokëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *