• |
ide | kryesore

Tiranë/ Makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia e kryeqytetit njofton se rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues Alban Guri, ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit.  Sakaq, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

10-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë, shkruan abc news.

Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

“Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *