• |
ide | kryesore

Video/ Inter, mbrëmja perfekte: dominon Juventusin dhe arrin Milanin në krye të renditjes

-Instant, F1, Sport, Video



Provë fantastike e Interit, që mposht Juventus me rezultatin 2-0 në San Siro e në pritje të Cagliari-Milan, arrin kuqezinjtë në krye të renditjes. Shëmben, në anën tjetër, bardhezinjtë të mundur keq pa asnjë rrethanë lehtësuese, duke i lejuar Contes fitoren e parë si kundërshtar i ish-skuadrës së tij.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të: një Barella i mahnitshëm, qartazi më i miri në fushë, krosoi me të majtën për inserimin e Vidal, që me kokë, i mori kohën Danilos për të mposhtur Szczesny. Kush priste reagimin e Juventus ka mbetur i zhgënjyer, madje ishin Lautaro dhe Lukaku ata që shkuan pranë dyfishimit.

Misioni përmbushet në fakt në pjesën e dytë, në të 52′: një top i gjatë i Bastonit kapi mbrojtjen e Juve totalisht të papërgatitur. Barella kontrolloi dhe i vetëm përballë Szczesny nuk bëri asnjë gabim, duke firmosur 2-0. Juventusi ishte inekzistent, ndoshta në ndeshjen më të dobët nën drejtimin e Pirlos dhe asnjëherë i rrezikshëm, deri në minutën e 87 ‘, kur Chiesa detyroi Handanovic në ndërhyrjen e vetme të ndeshjes, por që shmangu një gol të sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *