• |
ide | kryesore

Video/ Katastrofë e Barcelonës: Messi me karton të kuq, Bilbao rrëmben Superkupën pas kohëve shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Athletic Bilbao fiton SuperKupën e Spanjës për herë të tretë: përfundon 3-2 finalja kundër Barcelonës, pas kohës shtesë. Në të 42’ De Marcos i dha menjëherë barazimin ekipit bask pas avantazhit të Griezmann (40’). Në të 77’ francezi ndëshkoi edhe njëherë Athletic, por në të 90’ Villalibre e coi ndeshjen në kohë shtesë. Vendimtare e djathta e Inaki Williams në minutën e 94-të, ndërsa për Messi një ndeshje për tu harruar e mbyllur me karton të kuq për një goditje me dorë ndaj kundërshtarit.


Një natë e jashtëzakonshme në Estadio la Cartuja në Seville për Athletic Bilbao, që kthehet të triumfojë në SuperKupën e Spanjës pas pesë edicionesh, duke fituar trofeun për herë të tretë në histori e duke ia rrëmbyer atë Barcelonës në kohën shtesë pas një ndeshje të jashtëzakonshme, në të cilën rikuperoi dy herë disavantazhin. Një tjetër zhgënjim për klubin katalanas, në disfatë të plotë, siç treguan minutat e fundit të lojës. Pikërisht në minutën e 120’, Messi u ndëshkua me karton të kuq nga Var, pas një goditje me dorë në dëm të Villalibre; në atë që mund të jetë finalja e tij e fundit me fanellën blaugrana. Asgjë nuk i pengoi futbollistët e Bilbaos të festonin me meritë suksesin, në fërshëllimën finale.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *