• |
ide | kryesore

Video/ Napoli turpëron Fiorentinën: e mbyll në 45 minuta, në fund i bën gjashtë

-Instant, F1, Sport, Video



Shi jo vetëm uji, por edhe golash në stadiumin “Maradona”. Napoli shkatërron keq Fiorentinën, që e pa ndeshjen ti shkojë menjëherë drejt greminës. Petagna shërbeu për Insigne: goditja tokazi e kapitenit është e saktë dhe nuk i lë asnjë mundësi Dragoëskit. Fiorentina e ndjeu goditjen dhe, pas gjysmë ore, gjithçka mori fund me dy kundërsulme fatale. Demme në rrëshqitje, në një asist të Petagnas, dyfishoi rezultatin dhe Lozano firmosi trisin pas një veprimi të pabesueshme nga Insigne, i cili shmangu katër kundërshtarë dhe shërbeu shokun e ekipit përpara portierit kundërshtar. Një goditje që e cila Fiorentina nuk e mori më veten, duke kaluar nga një barazim i mundshëm në një lojë tashmë të kompromentuar, sepse para intervalit vjen i përpiktë edhe pokeri i Zielinski.




Fiorentina kthehet në fushë pa Ribery me synimin për ta bërë humbjen më pak të rëndë. Toskanët fillojnë mirë dhe duhet menjëherë një ndërhyrje e bukur nga Koulibaly në linjë për t’i mohuar golin Vlahovic, në gjendje të kapërcejë Ospina me një prekje delikate. Gattuso nuk ndalet për asnjë sekondë për t’i dhënë udhëzime të tijve dhe goli i pestë i të kaltërve vjen me autor Insigne, i cili transformoi penalltinë e shkaktuar nga Castrovilli ndaj Bakayokos. Në fund, ka lavdi edhe për Politanon, që kompletoi festën napolitane dhe për ta bërë ditën e fiorentinasve më të hidhur. Tani mendja tek Juventus dhe trofeu i parë i sezonit për Insigne dhe shokët e ekipit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *