• |
ide | kryesore

Çdo të thotë “e Hëna Blu” dhe pse quhet dita më stresuese e vitit

-Instant, Stil



Kriza e koronavirusit dhe kufizimet në jetën e përditshme që ajo sjell, ka ndikuar negativisht në shëndetin tonë mendor. Por ‘e Hëna Blu’ është emri që i është dhënë një dite në janar, që pretendohet të jetë dita më depresive e vitit. Zakonisht është e hëna e tretë e muajit dhe për këtë vit është dita e sotme, data 18 janar 2021.

Koncepti u botua për herë të parë si pjesë e një njoftimi për shtyp të vitit 2005 nga kompania e pushimeve Sky Travel, ku u quajt dita ku askush nuk ka dëshirë të udhëtojë nën qiellin gri dhe kjo agjenci e përdori termin për të ngjallur më shumë interes e për të tërhequr më shumë klientë.

Si e konceptojnë organizatat e shëndetit mendor ‘te hënën blu’?
‘Mind’, një organizat e njohur e shëndetit mendor, për vite me radhë ka shperndarë mitin rreth të Hënës Blu.

Ajo thotë se depresioni është një gjendje serioze e cila mund të prekë njerëzit në çdo ditë.

Shefi i Informacionit i ‘Mind’ Stephen Buckley ka thënë më parë e Hëna Blu kontribuon në “keqkuptime të dëmshme” në lidhje me depresionin dhe “banalizon një sëmundje që mund të jetë kërcënuese për jetën”.

Ai tha: “Nuk ka asnjë provë të besueshme që sugjeron që një ditë në veçanti mund të rrisë rrezikun që njerëzit të ndihen të depresionuar.”

“Ka sigurisht disa gjëra që mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen të dëshpëruar në këtë kohë të vitit, të tilla si tensionet financiare pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, moti i keq dhe orët e shkurtra të dritës. Sidoqoftë, depresioni nuk është vetëm një ngjarje njëditore. “



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *