• |
ide | kryesore

Betimi i Biden/ SHBA në ankth për protestat e dhunshme në 20 Janar (FOTO)

Kryesore

Rreth e qark Amerikës, funksionarët më të lartë kanë organizuar forcat e policisë dhe të ushtrisë në pritje të protestave të dhunshme që mund të shpërthejnë në 20 Janar. Në këtë ditë të shënuar për historinë amerikane, frika e demostratave të dhunshme nga mbështetësit e presidentit në largim Donald Trump ka pushtuar vendin, i cili përgatitet për një tranzicion jo të lehtë të pushtetit. Pavarësisht gjithë shqetësimeve për sigurinë e eventit, presidenti i zgjedhur Joe Biden do ta mbajë ceremonin e tij të betimit në Capitol Hill të mërkurën. Biden dhe Kamala Harris do të betohen si presidenti dhe zv.president në 20 Janar, nën survejimin e një audience shumë të limituar. Pjesë e ceremonisë së kalimit të pushtetit nuk do të jetë presidenti në largim Donald Trump, lajm të cilin ai e ka konfirmuar vetë që në datën 8 Janar. Megjithëkëtë, nuk është vetem Washington-i që po përgatitet për ngjarjen e madhe.



Duke nisur nga dita e shtunë, një numër shtetesh si: California, Michigan, Pennsylvania, Kentucky dhe Florida kanë aktivizuar forcat e Gardës Kombëtare për të rritur numrin e trupave në mbrojtje të institucioneve kryesore. Autoritetet në Washington po përgatiten për një sërë trazirash dhe raste dhune, pas rastit të fundit të sulmit ndaj Capitolit në 6 janar.

Gjakrat u ndezën më tepër kur Wesley Allen Beeler, një qytetar nga Virginia u pikas nga një pikë kontrolli policore afër Capitol Hill me një armë të mbushur dhe 500 municione me vete. Ai u arrestua sapo teksa përpiqej që t’i afrohej zonës ku do të mbahet inagurmi i Biden duke përdorur dokumentacion të rremë. Beeler iu dha masa e arrestit më burg për mbajtje të paligjshme të armës dhe municioneve, ndërsa ai tha se e tërë ngjarja ishte një ngatërresë e madhe pasi ai punonte si një roje private sigurie dhe kishte humbur rrugën duke përfunduar afër Capitol Hill.

 

Protestat priten në çdo shtet

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se demostrata të dhunshme priten në shumë shtete por ato më të rrezikuarat janë Wisconsin, Michigan, Pennsylvania dhe Arizona, pasi kanë shërbyer si qendra për akuzat e Trump për mashtrim elektoral. Teksasi e bllokoi godinën e Kryeministrisë të premten pas këshillave të inteligjencës amerikane që foli për sulme të armatosura në kryeqytetin e vendit, Austin.

Në Michigan, një gardh me gjemba u vendos përreth godinës së Kryeministrisë dhe shumë trupa u mobilizuan kundër dhunës nga protestuesit jo vetëm në kryeqytetin Lansing, por edhe në qytetet kryesore. Edhe shteti i Illinois i ka marrë seriozisht spekulimet për protesta të dhunshme që mund të shpërthejnë në 20 Janar duke vendosur 250 trupa të Gardës Kombëtare përreth godinës së Kryeministrisë në këtë vend.

 

Megjithatë, alarmi është shtrirë përtej autoriteteve politike në vend. Edhe kisha protestante “The United Church of Christ”, ka marrë kërcënime për një sulm të organizuar në javët në vijim.

Nevoja për investigim

Washington DC ka nxjerrë dhëmbët dhe po tregon muskujt përballë një rreziku të paralajmëruar, duke angazhuar mijëra trupa të armatosur të Gardës Kombëtare. Qendra e qytetit është krejtësisht e zbrazur dhe rrugët pranë Capitol Hill janë të gjitha të mbyllura. Shumë qendra monumentale janë të bllokuara dhe kontrolli është prezentë në çdo cep.

 

Prapëseprapë, nevoja për një investigim të thelluar, sidomos pas tentativës së fundit nga Beller, është vënë në dukje sidomos nga përfaqësuesit demokratë. Këto perceptime të demokratëve u përforcuan nga buletini i fundit i publikuar nga FBI, që nënvizoi se shumë republikanë ekstremistë e konsiderojnë sulmin e 6 janarit si një tentativë të suksesshme dhe mund të tundohen ta ripërsërisin, kësaj here duke goditur me më pak mëshirë.  Në raport thuhet se pretendimet për mashtrim elektoral janë katalizatori më i mirë për të shtuar intensitetin e një flake të ndezur që më herët. Të shtunën, përfaqësuesit demokratë njoftuan se kishin kërkuar një hetim të ngjarjeve të 6 Janarit. Ata firmosën një letër, në të cilën i kërkonin FBI-së të gjente orgjinën e protestave, nga rrodhi informacioni dhe nëse kishte ndikime të huaja në këtë demostratë të dhunshme.

6 Comments

  1. Palmeri me shoke u tallen kur ju thane qe ne Shqiperi vidhen votat, tani ju kthye mbrapsh politika e tyre mjerane ne ballkan.

  2. Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

    Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.Do marin pjese ne proteste dhe disa shpellkare te salihut,jane zgjedhur me te miret e pd se salihut per te mbrojtur trampin e pd

  3. O te qifsha -Robt-edhe ketu e shkrove kete -pacavure-o moter grua qire .Ai lexeon perse behet fjale o fis dhe rrace qire ne kete shkrim.

  4. Ku ishte moblizimi kur nje tufe byzinjsh dhe bybardhe brek palare i vun vodhen dhe dogjen bizneset dhe komisariatet e policise, shkatrruan monumentet e historise. Apo ishte TRUMPI PRESIDENT. Now just WAIT AND SEE. Ujin e zi do ju qisi zgjebsave te majte dhe ata qe rrin djathatas po jane vetem kerma qe po u vjen fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu