• |
ide | kryesore

Si mund ta pranojmë vaksinën “sekrete” të Ramës

-Instant, 1, Ide



Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje që pushtuan mediat tradicionale, portalet dhe rrjetet sociale. Njëra ishte videoja e darkës në Dubai, që tregonte ministra, zyrtarë të lartë dhe të pushtetit lokal (disa bashkë me gratë) duke ngrënë darkë në një restorant super të shtrenjtë, së bashku me biznesmenin më të fuqishëm të vendit, ndërkohë që Shqipëria ishte nën ujë. Tjetra ishte njoftimi i papritur dhe shumë i çuditshëm dy ditë më vonë nga Kryeministri, se në Shqipëri do të fillonte vaksinimi – me disa vaksina që nuk tregohej se nga kishin ardhur – ndërkohë vaksinimi pritej të fillonte pas javës së tretë të janarit.

Lexo më tej:

Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë për darkën te Nusreti

Komentet më të shumta kritike që i lidhën të dyja ngjarjet ishin se Rama e kishte nxjerrë lajmin e vaksinimit – duke siguruar shpejt rreth 900 vaksina – për të mbuluar skandalin e Dubait. Dhe në këtë qasje, ajo që ra në sy, në ditët në vazhdim, ishte ngulmimi nga ana e kritikëve për të trajtuar skandalin e Dubait, duke nxjerrë fakte pas faktesh se ajo tryezë ishte treguesi më i mirë se si funksionon shteti ynë i oligarkëve, sesi po shitej Durrësi dhe Vlora pa tender tek arabët, si dhe duke numëruar gënjeshtrat e Kryeministrit lidhur me këtë skandal, ndër to edhe stratagjemën e vaksinave.

Ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjarjes së vaksinave, megjithë kritikat serioze të një pakice për mungesë transparence, i mbeti hija e një ngjarjeje pozitive për Kryeministrin tonë. Këtë perceptim sikur e përforcoi edhe një lloj gati heshtjeje e opozitës ndaj kësaj ngjarjeje, nisur nga ideja – të paktën kjo është një nga interpretimet që kam dëgjuar më shumë – se kjo sjellja e vaksinave është në favor të Ramës, se ata nuk mund të dalin kundër vaksinimit, kundër mjekëve që shkuan u vaksinuan në rresht, pasi pjesa më e madhe e zgjedhësve të mundshëm e shohin si pozitive.

Edhe unë mendoj se me shumë gjasa Rama e ka bërë këtë akt për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Dubait me diçka pozitive, por sipas meje vetë fakti që i ka shkuar mendja të përdorë një stratagjemë të tillë, por, mbi të gjitha, mënyra e sjelljes së atyre vaksinave, fjalët me të cilat e shoqëroi në publik, ku si qershia mbi tortë ishte deklarata se “këto i keni pasi keni Edi Ramën Kryeministër”, janë një skandal më vete që jo që nuk e lan aspak skandalin e Dubait, por e plotëson atë në aspektin më dramatik që përmbajnë të dyja skandalet: mënyrën pa institucione, pa ligj, pa kontroll, pa drejtësi se si funksionon ky palo shtet gangsterësh e trafikantësh.

Ndonëse Edi Rama na ka paralajmëruar se “nuk keni parë gjë akoma”, duke na e provuar këtë në mënyrë të progresive me skandale gjithnjë e më të rënda, përsëri do të thosha se kjo mënyra e sjelljes së 900 vaksinave hyn në çuditë që nuk i kishim parë deri tani. Përpara saj nuk mund të mos ngresh me një habi të re pyetjet: si ka mundësi të dalë Kryeministri i një vendi të thotë në publik – për një çështje kaq sensitive – se këto vaksinat na i ka dhënë një vend i BEsë, por unë nuk e them se cili është?! Si ka mundësi t’i trajtojë vendet e BE-së sikur të funksionojnë me mendësinë tonë: si shtet trafikantësh?

Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën

Dhe kjo habi e re nuk ka të bëjnë thjesht me Edi Ramën, por me pyetjen më të përgjithshme: si ka mundësi që jemi katandisur deri këtu?! Nuk po e lidh habinë me faktin se shteti e ka për detyrë të na bëjë transparencë, veçanërisht duke pasur parasysh skepticizmin që ekziston mbi efektet anësore që mund të shkaktojnë këto vaksina të nxjerra në kohë rekord. Ajo që është shumë më e habitshme dhe shumë alarmante në këtë histori, është se Kryeministri i vendit sillet si një kontrabandist në qiell të kaltër dhe nuk ka asnjë reagim institucional, por as nga opozita, për të ngulmuar në kërkimin e së vërtetës të kësaj ngjarjeje, përveç disa gazetarëve që u jepet nga Kryeministri përgjigjja: “Nuk të përgjigjem”.

Ndër variantet që kam dëgjuar nëpër korridoret e gazetarisë për atë se kush i ka sjellë vaksinat, më kanë tërhequr vëmendjen dy syresh. Njëri që vjen nga më afër zyrave të Kryeministrit, sipas të cilit vendi mik qenka Italia, por Kryeministri Conte nuk dashka që kjo të dalë për shkak të opinionit publik italian që pret me padurim vaksinat për vete. Ky version më duket krejtësisht i pabesueshëm. Sepse, nëse do të ishte vërtet Italia, jo vetëm se kjo nuk do të mbahej e fshehtë për detyrimet e transparencës që ka shteti italian ndaj qytetarëve të vet, por edhe sepse Conte nuk do ta kishte aspak problem t’ua bënte të ditur këtë italianëve, duke u rikujtuar faktin e shumëduartrokitur prej tyre se qeveria shqiptare dërgoi në pranverën e vitit të kaluar grupin e mjekëve dhe infermierëve. Italianët kanë një shprehje: “O mangi questa ministra o salti dalla finestra!”. (O haje këtë çorbë, o hidhu nga penxherja!). Ky varianti i Ramës me shtetin e BE-së që nuk do t’i dalë emri më duket si: “O hani gënjeshtrën time, o hidhuni nga penxherja!”.

Mungesa e paraqitjes së çertifikatës doganore nga vendi prej ku kanë dalë vaksinat për mua bën më të besueshëm një variant të dytë që kam dëgjuar: se vaksinat i paska sjellë një privat që merret me shpërndarjen e vaksinave në Gjermani. Sjellja dorazi e kësaj pakoje, pretendimet e Kryeministrit se nuk ka si na e thotë emrin, gënjeshtrat e atyre mjekëve si Pipero që deklaruan se këto kishin ardhur që dy ditë më parë dhe ruheshin në frigoriferë e posaçëm për to, ndërkohë që ato erdhën ditën që u injektuan, mua më duken si prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e arsyeshëm se këtu kemi të bëjmë me një trafikim, përveçse me një mashtrim të rëndë të shqiptarëve e prandaj duhet hetuar. Kurse ky reagim kaq i dobët i opozitës, por edhe i opinionit, për të ngulmuar në zbardhjen deri në fund të së vërtetës të kësaj ngjarjeje është një sinjalizim se do të na shohin sytë gjëra edhe më të paimagjinueshme se kjo në degradimin e shtetit.

 “Panorama”



18 Comments

  1. Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë.

    Mark Marku u caktua si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës, pas një takimi të shtunën me Lulzim Bashën në zyrat e PD. Kuptohet qe je merzitur o fatosi i salihut e likes,por shqetesohu njehere qe Karmina e zenit te saliut shkojne per fundjave dhe ushqehen me zenin,pyete karminen dhe do te thote qe nuk eshte restorant i shtrejte

  2. Perjashtuar budallain e rilindjes I Paemer ,mjaft realiste analiza.

    Harrojne dicka cdo vaksine eshte e shoqeruar me nje kontrate me shume faqe ku Pfizer nuk merr persiper asnje risk per cdo gje qe mund ti ndodhi te vaksinuarit, deri tani ne Shqiperi nuk e kam pare kete.

    Sic duket ata qe e vodhen vaksinen apo ujin me sheqer thone gojet e liga ne popull kane harruar pa vjedhur edhe kontratat.

    Ne Norvegji kane vdekur 26 te moshuar pa berjes s e vaksines por Pfizer nuk mban asnje pergjegjesi.

    1. Problemi i ketij te paloqes eshte se nuk ka as emer dhe as loqe .Prandaj mos e merrni seriozisht sepse ben punen ( nga bodrumet e psshurres) per te cilen paguhet, .Ne mos qofte “njishi” (qe gjithmone eshte pas zeros) vete , sepse ai kurre ne jeten e tije nuk ka punuar sepse eshte i deshtuar dhe eshte eshte marre gjithe jeten me mbroçkulla , pra ka me kurveruar gjuhen! Ka dhe urrejtjen visherale ( qe mund te kuptohet vetem per nje te semure psiqikisht i frustruar) per vendin i tije qe e ka vjelle, !!

  3. E dhe pse Lubonja eshte i majte si analist, (une e konsideroj te tille….gjithmone jashte kontekstit politk, thjeshte kombetar) dhe une si i djathe qe jame respektoj per horizontin e gjere qe ka per problemet politike, ( qe ne fakt nuk jane politike por hajdutllike tradhetare) te mire qena e te mire thena ato prbleme qe Lubonja trajton, Pra ato probleme qe na shpjegon e trajton Lubonja, fatekqesisht egzistojne ne relitet, ne mos me shume! Une i konsideroj si kembana alarmi per te gjithe ata qe e duan sado pak kete vend! Nuk eshte fjala per te bere tifozllejk eshte fjala per te ardhemen tone! Te zgjohemi o shqiptare dhe poklitikare qe nuk jeni ne vathen e hajduteve…………Kunder hajduteve, e tradhetreve!! Respekt!!

    1. O kavajs pis m , te ka nam perendia me at cop truri qe ke. Vaksina kapet???? Ne nje shtet normal administrohet; po kapet do thoj nje i bandes se rilindjes

  4. Pa ligj, pa institucione, pa kontroll, pa drejtesi, keshtu funksionon ky palo shtet banditesh dhe trafikantesh. Me kete fjali i ke thene te gjitha zoti Lubonja. Respekt per integritetin.

  5. Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

    Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.O fatos prit kur salihu te rikthehet dhe te sjell vaksinen serbe dhe pastaj shko beje

    1. o rrot kari mashkull su lodhe tu bo copy-paste. Uroj mos jesh sherbetor partie e merr rroge shteti nga taksat e qytetareve E DUKE JU CARE KARIN. Kjo do ishte kulmi, ti paguash rrogen tjetrin me te ca karin.

      1. Ky i paloqja i ores 18:35, ke salihu e ka mendjen! Ori paloqe salihu yt o bole ka tete vjet se nuk eshte ne pushtet i oi paloqe! Nuk e dija se doçi te ka lene te hash te jejtin mut çdo dite, menej fjele te hash mutin tend… se te hash ate tjetrin ku ta gjesh ti, o ipaloqe!Nuk mu prgjigje asnjehere , dukesh qe je debil dhe pa koqe, e gomar, qen qe te kane mesuar, me gam gam kengen e salihut, o shpellazagar i jugut!

    2. Vaksinen serbe nese do kishte, do e kishte sjelle Edi me kohe. Miqesia me Vucic eshte aq e forte, sa ajo e parardhesit te tij me kriminelin Stalin

  6. Rames kane per ti tepruar vaksinat se nuk shkon kush me mend ne koke per te bere

    vaksinat e pacertefikuara qe sjell ai qe nukane kurrefare garancie per shendetin e qytetareve

    bile mund te jene te rrezikshme se tjeter vaksine mund tu beje soxialiasteve e tjeter demokrateve

  7. E thjeshtë z.Lubonja, si mund të presësh ndryshe nga një klloun cirku, pret vetëm absurditet dhe agresivitet nëse ja vë në dukje.
    Problemi nuk është vetëm ai, janë dhe gjithë enturazhi që e ndjek si idhull dhe profet.

    Mos harro që media është e gjitha e kontrolluar nga PS, dhe nësë ka patur reagim nga PD nuk do merrej vesh ose do minimizohej.

    Para pak ditësh në opinion tvklan, Bino deklaroi se nuk i interesonte se si, cfarë kushtesh dhe nga ku ka ardh vaksina,
    Pra praktikisht i interesonte thjesht me ta ngul në krah dhe me të thënë: hajt me shnet!

  8. Lulzim Basha po përpiqet të bëjë pikërisht këtë gjë.

    Duke ricikluar një brez politikanësh që erdhën në politikë si violina të dyta mes 2005-2013, që në tetë vitet e tjera u shembën me humbje njëra pas tjetrës, e që tani për një arsye të mbinatyrshme janë shndërruar në fitues të lindur.

    Shqipëria ka në total 12 qarqe. Krishti kishte edhe ai 12 dishepuj. Vetëm se Basha nuk është Krishti. Shumë më tepër, ai është Juda që ka tradhëtuar opozitën dhe ata që kanë besuar e besojnë ende tek Partia Demokratike. Ndaj, kjo është më shumë një histori e Judës, me 12 dishepujt e tij, një lloj historie e kthyer përmbys, ku në darkën e fundit të Da Vinçit mungon pikërisht protagonist.Haha media e kapur nga ps,por lulzimja eshte hollande me pushime media e kapur nxjerr lulzimen ne takim me popullin pd te vuajtur

    1. I PA EMER TY TE PELQEN TE TA NGULIN VAKSINEN PA JA DITUR DITUR ORIGJINEN PO MOS HARR SE POPULLI NUK JA FSHEH DOT TE VERTETEN E VERTETA VONON POR NE FUND DEL DHE PASTAJ AI BASHKE ME IDOTET SI PUNA JOTE DUHET TE GJENI VEND KU TE FUTENI SA PER TY KJO PUN ESHTE SIKUR TE DUKET SE KE LENE GRUAN TENDE SHTATZANE DHE KUR TE LINDI TE TE DALI ZEZAK PASTAJ TI KENAQU ME VAKSINEN SEKRETE OSE ME BEBIN ZEZAK. BUSHTER KOMUNISTE

  9. O NJEREZ ANALIZONI DOBIT MOS HANI SAPUNIN PER DJATH,GJITHKA DUHET TE KET QARTESI ,SE VETEM QARTESIJA JEP GJALLERI ZGJILLJE SHPRES thotë:

    DUKE FEN SHKENCEN ,POLITIKAT LIGJET KONSPIRACIONIN,LIGJET KONCESIONET NE VEND,PANDEMIN ,VAKSINEN ,UNITETET POLITIKE ,KAM KETE KESHILL PER TE GJITH,GJENDJA ESHTE SI TE HYSH NE NJE BANJO TE PAPASTRUAR, QE TE TMERRON DHE QELB NGA ERA KEQE,DHE DUKE MOS DURUAR ASKUSH ME KET QELBESIR KUDO NE CDO CEP TE PLANETIT TON SHPIS SON TE PERBASHKET JU BEJ RRIRRJE GJITHEVE LARGOHUNI NGA PADREJTSIJA,, MOS JU AFRONI KUFIJVE QE ALLAHU KA AKTU PER MOS TI KALUAR ,PADREJTESIJA ESHTE RRUG PROBLEMESH PA ZGJILLJE,FUNDIN E KA ZHGENJIM TMERR NDESHKIM ,SEJCILIN NGA NE ZOTI MALLERISHEM E BERI PENGA TE VEPRAVE TE TIJE NE TRE GJENDJET E ZHVILLIMIT MENDIME FJALE VEPRA,QE NGA KRIJIMI PER TU MARRUR NE PERGJEGJESI DHE SHPERBLYER NE DY BOTET PACMANGESHEM ,PADREJTESIJA NE ZHVILLIMIN E VET KA ANTIVLERAT,E VERTETA KA TE DREJTEN HAKUN,VLERAT ESHTE RRUG ZGJILLJE PA PROBLEME NXIT QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE SHPRES SHPETIM ,ZOTI MALLERISHEM ,NJERZIMIT I MUNDESOJ ,KRIJIM IN E GJALLESAVE ME BURIM DOBISH QE FUNKSIONOJNE VETEM SIPAS ULLZIMIT TIJE,,MESHIRES VULLNETIT TIJE,JO DESHIRAVE DHE INTERESAVE TONA TE GJITH JEMI NJEREZ NGA I NJEJTI BURIM KRIJIMI ULLZIMI SISTEM FUNKSIONI NATYRALITETI,DUAM TE DREJTEN HAKUN DHE NUK PRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET,,ZOTI MALLERISHEM KA GARANTUAR NDESHKIMIN E TE PADREJTEVE SIPAS ULLZIMIT TIJE DUKE NA BERE PERGJEGJES GJITHEVE,PER OBLIGIMET DITURIN ,DUKE NA KSHILLUAR TE BEHEMI AKTIV GJITH JETEN ,TE KESHILLOJM PER MIRE NDALOJME NGA E KEQA QOFTE EDHE ME FORCE,TE MOS PROJEKTOJM ARMIKUN SE ARMIKU SEJCILIT ESHTE EGOJA PER PUSHTET DHE PARA,KU NJERIT TOKEN ME PASURIT QE KA PO TI JEPEN NUK NGOPET POKAQ SA JEMI NUK MJAFTON GJITHSIJA,KOT I MALLI ZOT NUK BERI JETEN SPROV MES SE MIRES DHE SE KEQES PER TE NA SPROVUAR SE CILI ESHTE ME VEPER MIRE,DHE VEPER MIRE BEHEMI VETEM DUKE U MBESHTETUR NE ULLZIMIN HYJNOR DHE VEPRUAR SIPAS TIJE PROBLEMET ZGJILLEN,NUK DUHET TE BEHEMI HIPOKRIT DYFTURESH SE I MALLI ZOT NDESHKON BEHEMI DEMTUES TE VETES,ULLZIMI ZOTIT ESHTE LIGJI TIJE ESHTE HAK,O NJERZ LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA,MBESHTETUNI TEK E VERTETA,SE ME TE VERTETEN ,MESOHENI SE SI URREJTJA KTHEHET NE DASHURI LUFTA NE PAQE PROBLEMET NE ZGJILLJE DHE HUMBJA NE SHPETIM ANTIVLERAT NE VLER ,MOS HESHTENI VILLOJENI NDRYSHIMIN ,QE NGA VETJA ME ZOTIN TUAJ FAMILJEN TE AFERMIT SHOQERIN ,SE PER TE GJITHA KEMI PERGJEGJSI TE GJITHA PRESIN NGA NE HAKUN NGA NE QE JU TAKON NE MENYRE TE NDERSJELLTE,NDESHKIMIN E TE MALLIT ZOT E KEMI KREJT AFER DHE TRISHTUES,PER SHKAK QE NUK KUNDERSHTOJM PADREJTESIN NE UNITET NUK PENDOHEMI PER MEKATET NUK MBAJM LILLJE ME ZOTIN E MALLERISHEM DHE NUK VEPROJM SIPAS ULLZIMIT TIJE ,O NJERZ KOHA ESHTE SOT QE TE NDALIM KET NDESHKIM TRISHTUES ME REFLEKTIM UNIT DUKE U LARGUAR NGA PADREJTESIJA DHE DUKE PRANUAR TE VERTETEN DUKE I LLEN HAKUN QE MERITON GJITHCKAJE NESE NUK NDOLL KJO KY HAK KY MOSANGAZHIM PER NDRYSHIM NE DOBI DO TE NA KTHEHET NE MALLKIM DHE NDESHKIM PER NE ,ZOTI JU ULLZOFT JU MESHIROFT FALET POR DIJENI SE I MALLI ZOT ,E KA PLOTESUAR MESHIREN E TIJE MBI NE ME KRIJIM DHE ULLZIM KU TASHME SEJCILI NGA NE MUND TE BEHET SHPETIMTARI VETES VET VETEM DUKE REFLEKTU SIPAS ULLZIMIT TIJE RESPEKT PER GJITH KESHILLA ESHTE NE DOBIN TUAJ MBASI SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN QE I TAKON DHE NUK PRANON PADREJTESI TI BEHET POR DUKE BER PADREJTESI TJERVE NDESHKIMI ESHTE GATI DHE KET SE PRANON ,MBETET NJE SHTEK HAPUR REFLEKTIMI BINDJE VLERSIMI DHE ANGAZHIMI PER GJITH ,QE TE ZBRESIM TEK VLERAT DHE DASHURIJA PER TJETRIT TE PRANOHET SI PER VETEN PERDERI SA ESHTE DOMOSZDOSHMERI FUNKSIONI QE NGA KRIJIMI RESPEKTIMI PRANIMI DHE PRAKTIKIMI I TE VERTETES SI PJES E NATYRALITETIT DHE EKZISTENCES SE ZGJILLJEVE SUKSESEVE TONA QE NE BURIM,SI DOBI PER NE E VERTETA KA TROKITUR QE ME KRIJIMIN E JETES NE TOK SI SHPETIM NJERZOR KURSE TANI PO RIKUJTOHET SI DOMOSDOSHMERI BINDJE ,DHE VLERSIM MBASI LOGJIKA IU BINDET VETEM FAKTEVE FAKTET TREGOJNE QE VETEM E VERTETA ESHTE ZGJILLJA,PRANIMI DHE E KOTA KUNDERSHITIMI LARGIMI PREJ SAJE,KY KOMENT BEHET PER TE GJITH ATO QE KERKOJN DITURI DHE RRUGZGJILLJE THJESHT SI PLOTSIM MENDIMESH DHE SYGJEROJ KUSH DIM ME SHUM DHE ME MIRE LE TE BEHET NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI

  10. Basha ka bërë dy pohime krejtësisht të kundërta të cilat nuk mund të bashkëjetojnë dhe flasin shumë për personalitetin e tij të pavlerë.

    Në vitin 2013 ai ka pohuar se “Ne i përkasim shkollës politike të Sali Berishës”, ndërsa tani na thotë se “ka një botëkuptim perëndimor”. Kjo do të thotë se “ndihem femër megjithëse kam organet gjenitale mashkullore”.
    T’iu kërkosh shqiptarëve të të bëjnë kryeministër sepse “nuk je rritur dhe edukuar në komunizëm” dhe, nga ana tjetër, të pohosh me krenari se “i përket shkollës politike të Sali Berishës”, i lindur, rritur dhe edukuar në komunizëm, sekretar i partisë komuniste dhe militant i saj,prisni lulzimes o shpellkaret e Fred cakos dhe beni vaksinen

    1. Ti I pa emer I ngjan atij shout tend me like na wave trapin Duke flour keq per lulzim bashen e ke inat eshte lider I kulturuar eshte I shkolluar eshte simpatik jo goji felliqur kure flet edi rama me televizor ekrani duhet te ket Shenjen X kujdes largoni femijet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *