• |
ide | kryesore

Financial Times: Si rrëmben shërbimi sekret i Erdoganit gylenistët (Rasti shqiptar)

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit



Deportimet e shtetasve turq nga vendet e varura nga Ankaraja kanë ngritur shqetësime.

Më shumë  se një vit më parë, shtetasi turk Harun Çelik u lirua nga një burg shqiptar për t’u transportuar drejt e në aeroport. Disa orë më vonë ai u gjend përsëri  në Turqi, ku mediat shtetërore mburreshin se ai ishte kthyer në sajë të një  operacioni  të kryer nga shërbimet e inteligjencës turke.
Çelik, një mësues, ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare në korrik 2019 gjatë përpjekjes për të hyrë në vend me një vizë të falsifikuar. Ndërkohë, në Turqi ai ishte në kërkim duke u akuzuar për rolin e tij në lëvizjen gyleniste, që akuzohet për orkestrimin e grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016.

Udhëtimi i tij misterioz – që të kujton praktikat e disuktueshme të kryera nga CIA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit – është i fundit në kuadrin e një sërë deportimesh të qytetarëve turq në të gjithë Ballkanin dhe vendet  e tjera që varen nga Ankaraja ekonomikisht ose në këmbim të mbështetjes politike apo humanitare.

E gjitha kjo është pjese e politikës së jashtme tejet imponuese, ndonjëherë të pa kompromis nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili  ka fuqizuar shërbimin e inteligjencës turke duke shkaktuar alarm midis aleatëve tradicionalë perëndimorë të vendit. Turqia dhe fuqitë e tjera autoritare, të tilla si Rusia dhe Kina, e shohin Ballkanin si strategjik për shkak të afërsisë së rajonit me BE.

Turqia ka qenë e përfshirë në të paktën 60 raste të marrjes së shtetasve të saj nga një vend tjetër nga 17 vende gjatë tre viteve e gjysmë, sipas grupit të vëzhguesit të demokracisë me bazë në SH.B.A, Freedom House, ku  përfshihen   rrëmbime nga shërbimi i inteligjencës turke ashtu edhe dëbime ku kishte pak ose aspak proces të rregullt ligjor. Ministri turk i drejtësisë tha në 2019 se 107 gylenistë të dyshuar ishin sjellë përsëri në Turqi nga jashtë vendit.

“Turqia ka bërë “rrëmbime” të paligjshme nga më shumë vende në gjashtë vitet e fundit se çdo vend tjetër në botë”, tha Nate Schenkkan, Drejtori i Strategjisë i Freedom House. “Ata nuk do të ndalen kurrë, për sa kohë që Erdogan është në pushtet. . . kjo  është një përparësi aq e lartë sa për të sakfrikuar dhe synime të tjera në politikën e jashtme”.

Ndërsa qeveria shqiptare ka mohuar publikisht të gjithë përfshirjen në largimin e Z. Çelik, disa zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë nga Ballkani thanë për Financial Times se ata ishin përballur me presion “të vazhdueshëm” nga Turqia për të përmbushur dorëzimin e atyre që pretendohen si pjsemarrës në  grushtin  e shtetit ose  përkundrazi do të përballeshin me pasoja. Turqia është një partner i rëndësishëm në fushën e  tregtisë  dhe është e përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore në të gjithë Ballkanin, ku ka financuar ndërtimin e disa prej xhamive më të mëdha të rajonit.

Informacione të ngjashme:

Pasi u rrëmbye Harun Çelik, turku Selami Simsek kërkon azil: Në Turqi më rrezikohet jeta

“Turqia zgjodhi Ballkanin si një fushë betejë në luftën kundër lëvizjes Gylen,” tha Asli Aydintasbas i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme. “Rajoni është shumë i rëndësishëm”, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e tij  ishte nën zgjedhën politike të Stambollit gjatë kohës së Perandorisë Osmane, tha ajo. “Por kjo ndodhi edhe sepse ata munden ta zhvillojnë këtë betejë në këtë rajon”.

Ka një konsensus të gjerë ndërpartiak në Turqi se bashkëpunëtorët e Fethullah Gylen, një predikues 79-vjeçar i emigruar, ishin përgjegjës të grushtit të shtetit  në 15 korrik 2016 që la të vdekur 251 njerëz. Z. Gylen, i cili jeton në emigrim në Pensilvani, mohon të ketë urdhëruar një grusht shteti.

Por Ankaraja është përpjekur vazhdimisht  për të bindur partnerët ndërkombëtarë, shumë prej tyre kritikë të ashpër të raprezaljeve pas grushtit të shtetit ku përfshihen dhjetëra mijëra të arrestuar dhe të paktën 130,000 të pushuar nga puna, për t’i ndihmuar shërbimet e inteligjencës turke në gjetjen e Gylenistëve të dyshuar. Në Mbretërinë e Bashkuar, një gjykatë në Londër refuzoi një kërkesë turke për ekstradimin e një biznesmeni në mërgim. SH.B.A., duke theksuar mungesën e provave. Për disa vende  të tjera, megjithatë, ka qenë më e vështirë t’i rezistojnë shërbimeve të inteligjencës turke, të njohur nga shkurtesa MIT.

Gylenistët/Ministri i Edoganit nxjerr bllof qeverinë e Ramës

Në rastin e Z. Çelik, incidenti pasoi me presionin diplomatik mbi Tiranën zyrtare për të dorëzuar gylenistët e akuzuar  dhe për të mbyllur ose ndryshuar pronësinë e shkollave dhe universiteteve të drejtuara nga gylenistët.

Një ish-zyrtar i lartë shqiptar i tha FT se Ankaraja kishte dërguar një listë me qindra emra të mbështetësve të Z. Gylen, të cilët shpresonte se do të ekstradoheshin  në Turqi.

Një zyrtar i qeverisë shqiptare tha se ndërsa Tirana ishte përpjekur t’i rezistonte kërkesave të Turqisë, koha e largimit të Z. Çelik u duk e lidhur me një premtim turk për miliona euro ndihma pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor 2019. “Kjo është diplomaci transaksionare”, tha zyrtari. Qeveria turke nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar mbi akuzën. Në mars, pesë zyrtarë të lartë të OKB i dërguan një letër qeverisë shqiptare duke shprehur shqetësimin për deportimin  e Z. Çelik.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili javën e kaluar bëri një vizitë dy-ditore në Ankara, hodhi poshtë akuzat  për ekstradimin e Z. Çelik. “Ne nuk kemi pasur asnjë presion nga Turqia dhe ky ekstradim është politizuar përtej çdo imagjinate nga ata që duan të luftojnë Turqinë,” tha ai në një intervistë me Financial Times vitin e kaluar. Por ai nuk ofroi asnjë shpjegim se si dhe pse Z. Celik u lirua nga  burgu  i administruar  nga qeveria dhe përfundoi në një fluturim të Air Albania për në Stamboll.

Duke folur gjatë vizitës së z. Rama javën e kaluar, z. Erdogan tha se të dy vendet ishin “në një mendje” për kërcënimin e paraqitur nga gylenistët.

Rama e pranon. Ministri i brendëshëm turk kërkoi gylenistët

Edhe vendet e tjera të Ballkanit janë përfshirë në vorbullën politike që lindi pas grushtit të shtetit të dështuar.

Në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm kosovar, Ramush Haradinaj, shkarkoi një numër zyrtarësh  pasi gjashtë shtetas turq u deportuan për në Turqi në një operacion që Z. Erdogan tha se ishte kryer nga MIT “në koordinim me inteligjencën e Kosovës”. Z. Haradinaj tha se ajo u zhvillua pa dijeninë e tij.

Turqia është një nga tre investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe zotëron aeroportin kryesor të Kosovës si dhe kompaninë e energjisë. Në një raport të botuar në shtator, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut tha se Agjencia e Inteligjencës e Kosovës kishte “rrëmbyer” gjashtë burrat dhe ia referoi çështjen një raportuesi special të OKB për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu në 2018, Moldavia dorëzoi shtatë shtetas turq që jepnin mësim në shkolla private të lidhura me lëvizjen Gylen. Dy muaj më vonë, të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje për të rritur ndërveprimet  tregtare  dhe miratuan  rinovim në vlerën e 10 milion € të pallatit presidencial në Kishinau. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më vonë vendosi që deportimet kishin shkelur të drejtat e njeriut.

Vendime të tilla nuk e shqetësojnë aspak  Ankaranë, tha z. Schenkkan. “Mesazhi është se Turqia bën ligjin  dhe do të veprojë sipas interesit pavarëisht se çfarë sanksionojnë normat ndërkombëtare – ashtu si bëjnë fuqitë e mëdha”, tha ai.

Çelik, ndërkohë, ka kaluar 12 muajt e fundit në burgun e Silivrit të sigurisë së lartë të Turqisë në perëndim të Stambollit. Në fillim të dhjetorit, 42-vjeçari u dënua me tetë vjet burg pasi u gjykua për anëtarësim në një organizatë terroriste.

“Në median turke u tha se ai ishte rrëmbyer dhe lidhur dhe më pas ishte deportuar në Turqi”, duke iu referuar një anëtari të familjes, i cili kërkoi të mos përmendej me emër. “Ai nuk është një dhuratë që duhet të dërgohet nga një vend në tjetrin”.

Autorët e shkrimit

Valerie Hopkins

Laura Pitel 



4 Comments

  1. Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë.

    Mark Marku u caktua si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës, pas një takimi të shtunën me Lulzim Bashën në zyrat e PD.

    1. Aha prape ky, o rrobot, mire qe e ben paste kete koment pa lidhje ne cdo artikull, kujdes mos e besh “paste” dhe ne saflloqe:) dhe e ha saflloqen me Mark Markun brenda si ingredient.

  2. Budallai I Paemer rilindas ja nxorre bojen parties tende.

    Sa per Erdoganin padyshim eshte nje sulltan diktator por do kete nje fund edhe ai.

    Opozita turke dhe intelektualet nuk mund ta pranojne prandaj humbi Stambollin,Ankara,Antalien ,Izmirin dhe gjitha qendrat e medha qytetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *