• |
ide | kryesore

“Gjuha Covid”, simptoma më e re e prekjes nga virusi SarsCov2

-Instant, Lajme, Të fundit



Epidemiologu britanik, Tim Spector ka treguar një simptomë të re të prekjes nga virusi vdekjeprurës i Covid-19. Shumica e lajmeve të publikuara në lidhje me shenjat e të prekurit nga SarsCov2 flasin për temperaturë të lartë, kollë dhe tështima. Megjithatë sipas shkencëtarit britanik një tjetër simptomë mund të jetë edhe skuqja e lëkurës, një dukuri që shfaqet në një në 5 persona.

Përveç saj ai ka publikuar edhe një foto të një gjuhe “të njollosur”, duke dhënë një tjetër shembull të shenjave të jashtme që nuk hasen shpesh tek pacientët me Covid, por që mund të jenë një paralajmërim për të qëndruar në shtëpi dhe për tu kujdesur për veten.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *