• |
ide | kryesore

Kryemadhi premton në Elbasan taksë dhe TVSH zero për prodhimet vendase

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  ka diskutuar në Elbasan për bujqësinë dhe problemet që hasin bujqit e blegtorët ndër vite.

Kryemadhi ka premtuar se me LSI në qeveri taksa dhe TVSH do të jetë zero për prodhimet vendase.

Sipas saj kjo është ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar fermerët dhe joshur konsumatorët shqiptarë.

PJESË NGA TAKIMI NË ELBASAN

KRYEMADHI: Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona.

BANOR: Ne po e humbim këtë shans me prodhimin bio. Sidomos në gjedhët e imta, që ne kemi qenë model, ne nuk plotësojmë dot as 20 % të këtyre kërkesave.

KRYEMADHI: Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero tvsh. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja.

Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin apo blegtorin tonë. Kjo ndihet edhe këtu tek ju, tek shpendët.

BANOR: Ndihet shumë, tek shpendët po, tek blegtoria që është drejt zhdukjes. Ka qenë shumë e përhapur dhe për 1 vit janë shitur 300 krerë, na thonë veterinerët. Pra është drejt zhdukjes.

KRYEMADHI: Ashtu është …



3 Comments

  1. Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

    Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.Po lulzimja eshte dakort me monen

  2. A ka ndonje idiot, qofte ai edhe nga Cepani, ta besoje kete perralle ne nje kohe qe strukura e shtetit kapitalist mbeshtet vetem mbi taksat!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *