• |
ide | kryesore

Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës antiCovid

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës antiCovid, mëngjesin e kësaj të hëne. Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” ndërsa dozën e dytë do ta marrë edhe presidentja e republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000 njerëz. Shumica prej tyre i takojnë personelit mjekësor, por edhe personave të tjerë të riskuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *