• |
ide | kryesore

Lampard aprovon huazimin e Tomori tek Milan: “Kemi pesë qendrorë, nuk mund të luajnë të gjithë”

-Instant, Sport



Fikayo Tomori është gjithnjë e më pranë Milan. Konfirmimi vjen direkt nga Frank Lampard. “Ai është një lojtar në zhvillim – shpjegoi tekniku i Chelsea, duke hapur rrugën e një transferimi të përkohshëm të lojtarit -. Këtë vit kemi pesë mbrojtës qendrorë, kështu që situata është e vështirë me disa prej tyre që nuk luajnë rregullisht dhe kjo është arsyeja pse Tomori mund të shkojë në huazim”.

Deklarata është shumë interesante për Maldini e drejtuesit e tjerë kuqezinj. Drejtori i Milan ka qenë prej kohësh në gjurmët e mbrojtësit të Blues dhe tani është gati të kryejë sulmin përfundimtar për të sjellë lojtarin në Milano, me synimin për të fuqizuar prapavijën. “Vitin e kaluar kemi pasur katër mbrojtës qendrorë, por nuk mund të luaj me të katër në një ndeshje – shtoi Lampard për të shpjeguar situatën e Tomorit -. Ai është një lojtar i ri dhe ka pasur rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *