• |
ide | kryesore

Loja fëminore e Ramës me Francën: “Mirë ia bëre, ata na bllokuan në BE”

-Instant, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka zgjedhur një dredhi shumë fëminore për t’iu përgjigjur notës së protestës që Ambasada Franceze në Tiranë i bëri ministrisë sonë të Jashtme.

Duke dashur të hiqet sikur ishte keqkuptuar në deklaratat e tij, që e rendisnin qeverinë e Parisit mes cinikëve dhe arrogantëve që nuk kishin treguar solidaritet me Ballkanin Perendimor për shpërndarjen e vaksinës, kryeministri organizoi një “bashkëbisedim” me një person të panjohur në Facebook.

Dihet se reagimet e tij në rrejtet sociale nuk janë asnjëherë spontane, por të kalkuluara mirë. Kështu ndodhi edhe në këtë rast ku ai iu përgjigj një ndjekësi, që fshihej pas pseudonimit. Shefi i qeverisë bëri në Facebook një përgjigje të gjatë që u shpërnda menjëherë nga zyra e shtypit të kryeministrisë në mediat pro tij e që e botuan me tituj të mëdhenj.

Lexo me tej:

Video/ Çfarë tha Rama për vaksinën që nxiti ptotestën e Francës

“Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot… Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne çdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve”, shkruhej në reagimin e kryeministrit.

Andi Bushati:Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

Ambasada franceze pati reaguar në fundjavë me një notë të ashpër proteste ndaj deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin “Open” të së enjtes, ku shefi i qeverisë akuzoi Bashkimin Europian për egoizmin e treguar në mosdhënien e vaksinave për shtetet e ballkanit perendimor. 

“Nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhej në letrën e protestës dërguar ministrisë sonë të Jashtme (lexo linkun poshtë) ku gjithashtu hidheshin poshtë edhe pretendimet e kryeministrit se qeveria franceze ka një sasi vaksinash që nuk i përdor dot, e megjithatë nuk ua jep vendeve që kanë nevojë.

Ambasada e Franceze: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate

Por, interesante është të shihet se në ç’rrethana është dhënë kjo përgjigje. Ajo i është kthyer një ndjekësi të Ramës në Facebook, i cili është “shumë i revoltuar” me qëndrimin francez. Pra në këtë përpjekje fëminore, propaganda Rama do të japë idenë se një pjesë e shqiptarëve janë shumë të revoltuar me qëndrimet e qeverisë së Parisit, por se në Tiranë, për fat ekziston një kryeministër pro perendimor që i mban nën kontroll këta radikalë të mërzitur me shpërfilljen e BE-së: “Se sa aleate, mike dhe dashamirëse ndaj nesh eshte Franca, mjafton t’i hedhim një vështrim murit rrethues të kesaj ambasade në Tiranë. Të jep përshtypjen që kemi te bejme me Al Katrazin e jo nje ambasade dhe sikur jashte atyre mureve jetojnë egërsira e jo njerez. Ky eshte respekti francez ndaj nesh. Franca me bllokimet e saj te njepasnjeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyer. Shume mire ua bere qe ju a the ne emision”, shkruante në facebookun e Ramës fansi i pafajshëm të cilit idhulli i tij i ktheu përgjigje.

©Lapsi.al

Pergjigjja e plote e Ramës për Viggo Tirana

Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot.

Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene!

Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem.

Ditën e djeshme, Franca i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çështjen e vaksinimit. Rama tha në një deklaratë televizive se Franca e ka kthyer egoizmin në sistem dhe mban një stok vaksinash që nuk i duhen. Përmes ambasadës në Shqipëri, Franca shprehet se kjo deklaratë nuk është e vërtetë dhe se kryeministri nuk mund të sulmojë hapur një vend mik, sipas tyre. ©lapsi.al



17 Comments

  1. nje LYPSAR nuk e ka te drejten te mendoje ndryshe.
    Dhe nuk eshte i barabarte me ata qe ju LYP.
    megjithse deshiren dhe b.then mund ta kete te madhe, e shumta nje pordhe te madhe mund leshoje

    1. ky “lypsari” ynë,se kështu mburret,është nga ata lypsrë që të lypin si fakirë dhe kur su jep gjë ose atë që duan ata!!? kërcejnë si gjela!!
      shpesh hanë shkelma bythësh dhe bien squk,e të thonë më keqkuptove!!
      ky lypsari ynë nuk e ka kuptuar akoma se në smartfonin e tij ka dhe tastierë shqip,ku ndodhet bashkë me “ç” dhe “ë”!!

  2. Merkel dhe Macron jane te vetmit qe e kane kuptuar se cfare bande na udheheq ne.

    Ne ndryshim nga ambasada e BE ketu qe prej vitesh eshte shitur e blere si bageti.

    Faleminderit udheheqesve te BE.

  3. Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë.

    Mark Marku u caktua si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës, pas një takimi të shtunën me Lulzim Bashën në zyrat e PD.

  4. Ky Vigo suma eshte i paguar per te bere shou me doçin….. dhe e bejne ; kush ta haje le te haje! Nuk ju beson njeri o doçer sepse me shume se çdo gje tregon vjedhja dhe shkaterrimi qe i kane bere keta bij kurvasgh ketij vendi.. Dhe per mbyllje ; meqe gjysem ndjesen nuk ja pranuan doçit….. ambasada Franceze dhe BE- doçi eshte hedhur ne sulm, dyke thene se nuk i heq asnje presje, me nje fjele ben bllof me gishtin nga pas , sepse e ka kuptuar, se pas ketyre llapalehjeve kunder evropes i ka bere gropen vetes, dhe mundohet te shpetoje ate qe nuk e ka pasusur asnje here ne jeten etje? FYTYREN Tung o trung!!

  5. Ky kryemashtrues i ka bere shqipetaret si kavie esperimentare . Kur mbajtja sekret se nga e morì vaksinen tregon se ato do vaksina eksperimentale ku shqipetaret do perdoren si minjte e lavoboratoreve eksperimentale .Ta gezojme “vaksinen” e Rames

  6. Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

    Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.Markun e ke ne goje,bythe o shpellkari salihut

    1. Shko mor te qifsha robt. Akoma Berisha jua ka fajet o moterqire edhe pas 8 vjetesh ne qeveri? Kapeni pra futeni ne burg meqe paska bere gjithe keto krime.
      Yt te qifsha robt, se ta ka rrase karin Rama ne goje , bythe e vesh dhe ti vazhdon me histori me saliun , Zogun e Skenderbeun.

      Ca fare e keqe paskeni qene mor ju qifsha robt more komunista te semure qe doni me shume Udheheqesin sesa veten tuaj.

      Dhe e fundit, shpellaret qe i etiketon ti, ta fusin ne cdo drejtim o robqir dhe ne tajare biles. Urrejtja patologjike qe ti ke e tregon me se miri kete.

  7. S’dime cfare te kemi per kete spurdhjak, meshurosje apo peshtirosje!
    Na felliqi ne sy te Evropes me kesi enverizmash me ‘tigra prej letre’ dhe ‘grika topash’!!!

  8. Vendin me te korruptuar ne bote dhe pa gjykata e shtet ligjor ku mbreteron krimi i organizuar nuk mund ta pranojne jo vetem ne BE, por as dhe ne ndonje lige afrikane mesdhetare. Te tjerat jane shfaqe te sajuara per injorante qe hane sapunin per djath.

  9. Versioni ” xhaxhi Kryeminister, me kthe bredhin e vitit te ri”. Te harxhonte Tire Rama kohe per pune sa rri ne fcb tere diten si adoleshent, do kishte ndonje arritje.

  10. Dikush ti thote drogaxhiut te lodhur se po te shkosh ne Bruksel me atlete nuk te merr njeri seriozisht.Eshte thjeshte nje deshtak dhe politika e jashtme qe ben duket si ajo loja e kalamajve poshte pallatit.

  11. KY k. GOMARI edhe kur I vjen rasti me hesht e HAP gojen dhe vetem budallalleqe thote. Po mjaft se na merzite me ke di prrallash. Po te vjen dokumenti nga Franca qe ke shit ikona te vjedhura e qe ke qene ne burg. Ti nuk do veten tende e po tu digjka shpirti per France. MASHTRUES hajdut, drogaxhi.

  12. LE NAM O BUSHATI!!!!!!
    TURP PER ATO VLERA QE KE
    CFAREDO QE BEN RAMA TI VJELL VRER ME ATE DINAKERINE TENDE QE TE DUKET QE NE SY, SI SHQARTHI JE. DUKESH SHUME HERE ME I DJALLEZUAR SE RAMA
    SA SHUME ENERGJI SHPENZON TE FANTAZOSH E TA DREDHESH SI TE DO QEFI
    TURP O BURRE
    PO SI NUK THUA QE RAMA KISHTE TE DREJTE, PERVEC SE MOS TE THOSHTE EMER TE VECANTE. ASHTU I DOLI
    DI MIRE TE NUSEROSH -LLAPESH ZOTROTE- SE NUK JE TI QE DUHET TE JAPESH ZGJIDHJE
    TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *