Nga Helsinki tek Tirana ka qenë një rrugë e gjatë për Tim Väyrynen, që është tërhequr nga një projekt ambicjoz i bardhebluve, me të cilët ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysëm. Sipas asaj që bënë të ditur bardheblutë, sulmuesi i kombëtares finlandeze, ka firmosur sot kontratën me kryeqytetasit, duke bërë edhe prezantimin pikërisht para derbit.
25 herë kampionët ndërkohë që punojnë në qetësi në fushë për përplasjen ndërqytetase me Partizanin, nuk kanë mbetur inaktivë jashtë saj, duke prezantuar një tjetër blerje të rëndësishme: Tim Vairinen. 27 vjecari, e ka ndërtuar karrierën mes Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës, duke veshur fanelat e Helsinkit, Viktoria Këlnit, Dinamo Dresdenit, Hansa Rostokut, si dhe Rodes. Bashkë me Seferin finalandezi duket se e kompleton në mënyrën më të mirë të mundshme sulmuin e Tiranës, që megjithatë për momentin është e përqëendruar vetëm tek derbi…
KOMUNIKATA E KLUBIT
Mirësevjen Tim Väyrynen!
KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.