• |
ide | kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Thirrje KQZ-së të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot nisi sesioni i ri parlamentar dhe u hap nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai i bëri thirrje KQZ–së që të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve.

“I bëj thirrje KQZ të maksimalizojë procesin për votimin e emigrantëve. Gjatë sesionit të kaluar KE shpalli vendimin për çeljen e negociatave, ishte një sukses i merituar. Arritjet e kësaj legjistrature marrin një vlerë të madhe , do të përshëndesja opozitën parlamentare për shërbimin e saj ndaj vendit. Respekti kushtetues për opozitën u plotësua nga dora e zgjatur për bashkëpunimin me opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi i krijoi mundësi opozitës e cila kishte braktisur sistemin dhe respektoi opozitën, jo të sillej rrugëve por t’u shërbente institucioneve. Procesi politikbërës vazhdon të jetë i ndikuar. Rroli kontrollues i kuvendit në çështjet e integrimit është shtuar, komisioni dhe këshillimi kombëtar i integrimit evropian. Komisioni ka miratuar 6 projektligje dhe propozuar 40 amendamente, 30 më shumë me qëllim përafrimin me standardet e BE-së”, tha Ruçi.



3 Comments

  1. Ku eshte pare e degjuar te maksimizohet procesi. C’domethene te maksimizohet procesi.

    Ky ndoshta ka dashur te thote ta maksimizohet vota e emigranteve per PS-ne dmth

    te manipulohet vota e emigranteve . Manipulimi i votave te emigranteve do te jete fushe

    beteja kryesote e PS-se ne keto zgjedhje pa harruar edhe blerjen e votave ku kane

    krijuar nje esperience te konsoliduar pas projektit pilot ne Diber e Durres.

  2. KUR NUK KENI BERE ASNJELLOJE LIGJI DHE PREGATITJE ATEHERE EDHE ME EMIGRANTET DONI TE VIDHNI O KURVAT E KUQE

  3. Ca behet….
    1990- Shoku Gramoz , Ministri i Rendit i Komunizmit
    31 vite me pas…. 2021- shoku Gramoz, Kryetar i Kuvendit i RSH ne “demokraci”.

    Vazhdo votoni kete “turi-nevrikarin”, jepini mandatin e trete Rilindjes se po ja kalojne dhe Dulles per nga jetegjatesia ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *