• |
ide | kryesore

Parlamenti kap fundin/ 94 deputetë votojnë pro pa e ditur çfarë votuan

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kuvendi i Shqipërisë kapi një tjetër rekord degradimi në historinë e zhbërjes së parlamentarizmit, me seancën e kësaj të hëne. 94 deputetë, nga Partia Socialiste dhe disa të tjerë nga ajo që vetëquhet në mënyrë qesharake si “opozita parlamentare” votuan symbyllur për një marrëveshje, ku nuk e dinin se çfarë ishte shkruar. Akti nuk ka precedent. Nëse më parë, projektligjet diskutoheshin qoftë edhe formalisht nëpër komisione, nëse në seanca parlamentare mund të kishte ndonjë oponencë, ose edhe ndonjë amendim ligjesh, me seancën e 18 janarit, Edi Rama kulmoi me keqpërdorimin që i bëri parlamentit, kur detyroi 94 burra dhe gra të votojnë Pro një dokumenti që as nuk e kishin lexuar.

Zërat kundër këtij poshtërimi qenë të paktë. Ishte Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari që vunë në dukje absurdin e seancës parlamentare, duke kërkuar që të paktën të njiheshin më parë me marrëveshjen për furnizimin e Shqipërisë me vaksinat e Pfizer. Gjoni tha se Rama po tallej me parlamentin, të cilin e krahasoi me një çerdhe fëmijësh, të cilët po i binden një edukatori. Rudina Hajdari kërkoi një minimum transparence. Por në përgjigje të ankesave, Gramoz Ruçi tha se deputetët mund të shkonin nëpër komisione, sepse atje do të gjenin marrëveshjen dhe aty mund ta lexonin tekstin e saj.

Pra në fillim, deputetët duhet ta votonin marrëveshjen në parlament, pastaj mund të njiheshin me të. Kështu ndodhi. 94 deputetë votuan Pro, në një fletë ku iu servirej vetëm emri i Akteve të propozuar nga qeveria.

Ndërkohë që kishte nisur votimi, në sallën e parlamentit ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë. Rama u foli deputetëve që jepnin votën qorrazi, për vështirësisë që kishte hasur për gjetjen e vaksinës. Ndërkohë pati zemërgjerësinë t’u zbulonte edhe ndonjë detaj nga dokumenti.

“Ne e kemi ndeshur në veët të parë vështirësinë. Ka një element që duhet pasur parasysh që vendet për të bërë marrëveshje me njëra-tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur apo shkëmbyer duhet patjetër që të marrin leje nga Pfizer. Ndryshe ky transaksion është i pamundur. Kështu shkruhet edhe në marrëveshjen që ne sapo kemi konkluduar. Sipas marrëveshjes në parim do të vijë brenda janarit dhe pastaj shkallë shkallë mund të porosisim sasi të tjera edhe drejpërdrejt nga Pfizer, mëqe e kemi dakorduar edhe në marrëveshje. Ky është një proces që ka të papriturat e veta”, tha Rama, i cili nënvizioi se objektivi është përfundimi i vaksinimit për 14 muaj.

Kreu i qeverisë refuzon të tregojë se nga mbërritën dozat e para të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Sipas tij, qeveria që pranoi të ndihmojë Shqipërinë ishte nga një shtet i BE-së, por për të evituar polemikat brenda vendit, ka kërkuar që emri i tij të mbahet sekret. Për arsye që mbeten të paqarta edhe marrëveshja që mundëson furnizimin e qindra mijëra dozave nga Pfizer, sërish është mbajtur sekret.

Votimi i sotëm në Kuvend ishte paralajmëruar nga Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Ruç tha se “marrëveshja është e panegociueshme dhe është kërkuar, që marrëveshja të lidhet me konfidencialitetin, pra është sekret. Pra, kërkon mospublikimin e marrëveshjes për shkak të sekretit tregtar, që kjo marrëveshje të mos publikohet, duke filluar që nga mjetet e shtypit apo faqet e Kuvendit, siç është rasti konkret dhe deri te fletoren zyrtare, si dhe të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, miratimit apo që janë pjesë e procesit, kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ, apo pjesë të saj”©Lapsi.al

 



29 Comments

  1. Mbreti ka dale lakuriq me kohe…por se fundmi po nxjerr lakuriq edhe oborrtaret.
    E keshtu s’mbeti njeri ne pallat pa u bere gazi i botes.

    1. Po per ke votoj keta.per detin token popullin.ke perfaqsojn keto cilat jan pergjegjsi dhe ku eshte justifikimi nga ky moment. Shteti konsiderohet i grabitur na mafja dhe ne nuk duhet ta njohim as pranojme te kemi klas politike te till pa transparenc drejtesi hak pergjegjsi.ketyre nuk duhet tu njihet pushteti nga poppulli as tu zbatohen urdherat turp per te gjith qe heshten .tNi po na fusin ne mosbindje dhe vetgjyqesi per te ber shtet mos mendoni se keshtu tek ky popull merrni vot ku keni par ju te abuzoni me popullin kush ju lejon juve .ju tashme vetes ja mbyllet rruget sje nuk ju beson kush me pushtetin vksinen ligjin beni mir te ikni vet sa seshte cuar ky popull tju nxjerrin ngA zyrat me shqelma dhe tu hellin per meturina .nga ky moment fjala shtet politik .ligj .parti ka dal nga kuptimi per shkak se padrejtesija juaj ndaj nesh plosoj kuptimet keni shkelur nje amanet te mall perpara te mallit zot te drejten hakum mbi popull duke mos justifikuar pergjegjsit .qe keni me kushtetut qe percakton dhe fundin tuaj tragjik.duke vlersuar zhvillimet ne gjitha kendveshtrimet dhash mendimin individual .por qe shpejt do jet kolektiv sepse eshte shprehje natyraliteti dhe e drejt legjitime vetmbrojtja individuale dhe kolektive njerzore tashme cdo shqiptari me te tille njerez forma ligje jan te kercenuar lirija nderi prona jeta te drejtat

    1. Po basha e ka fajin…, ku ka faj rama … ai vetem i perdor …kush ka faj ai qe i perdor, ata qe perdoren apo basha ???
      hahahah ik o klluf

      Hahahha opozita parlamentare hahaah karagjozet e rames bashke me karagjozet e ripjelljes parlamentare hahaha

      Derdimene e birbo 94 deputete rrogetare…ata marrin rrogen ne paralement ose ose mbeten rrugeve dalin pa pune hahahahah o ca deputetesh lapangjoze

      Basha e ka fajin hahaha faj te madh ka pet keta leshko e kete kryeminister artist hahaha

      Sepse basha u tregoi shqiptareve ne drite te.diellit per kete karagjoz kryeminister qe ka shqiperia si dhe kete parlament te degjeneruar pa pike dinjiteti e integriteti…

      Ta gezoni ripjellsa karikturen e radhes

      Shume e bukur

      E bere kaken zemra???
      Hahahah

      1. Ti kllufi, ishte Basha qe dogji mandatet apo harruat?
        Dhe mos harroni qe keta deputete jane aleatet e pd e lsi.
        Basha ka ndonje pergjjegjesi qe shkatarroj opoziten (duke djeg mandatet, duke bojkotu zgjedhjet) apo e ka fajin Rama?
        Per pasojat kerkoni llogari kryetarit tuaj se do bente revoluzionin blue, po boni karin.

  2. Pse duhet mbajtur sekret nje ligj i lidhur me vaksinën? Pse pushtetarët kanë frikë ta bëjne publike?
    Ka shumë mundesi qe ai ligj te përmbajë nje nën-rregull qe vendos se prodhuesi i vaksinës (Pfizer) nuk është përgjegjës per çdo efekt anësor te saj. Me fjale te tjera ne nuk ju garantojmë sigurinë e vaksinës dhe mos na besdisni me gjyqe e të na kërkoni lekë kur juve të sëmureni prej nesh.

    Kështu e kanë bërë në vendet e tjera. T’a mbani me shëndet vaksinën!!

    1. Ne si popull nuk duhet ti japim me pushtet askujt pa pasur plan vlera marrveshje dhe asnje sduhet pranojm vaksin pa transparenc dhe pergjegjsi ligjore qe nuk cenon natyralitetin kodin gjenetik nuk ka pasoja dhe per cdo pasoj .shteti duhet te pergjigjet me demshperblim deri me nji.shteti si pergjegjes te zer mat kompanit nese kjo sbehet dhe tentohen forc imponimi ateher elipson vetmbrojtje luft pa front .nuk kan lindur akoma ato burra qe tallen me me njerzit mbasi faktet flasin vet .pse pkemi heshtur per disa gjera kemi pranuar me baz mirbesimi por tani qe mashtrimi esht i hapur reagimi do jet i paimagjinushem se han me kush sapunin per djath se tash.e e ka zbuluar shija

  3. Po, pse more qyqe, kur e kane ditur ndonje here parlamentaret tane se per çfare votojne …
    Dy tre shume 5-6, te tjeret jane te kenaqur veçse hyjne ne salle…!
    Tjeter gje eshte ne sfond dhe, per tjeter gje behet edhe kjo qe ka ndodh keshtu…!
    Ai po vendos gjithshka me akte normative pa asnje reference Kushtetuese dhe ligjore…!
    Çfare ligji zbatoi per ndertimet si kryetar Bashkie…! Asnje…! Çfare i bene… asgje…!
    Ke ka frike per sot apo per te ardhmen…! Asnje dhe per asgje…! Atehere çfare ka me tutje…!
    Lart flamujt e kongreseve….!
    Mjerim per kete popull….

  4. Keta dhe kur votojne ligje jo sekret prap nuk e dine cfare votojne. Seriozisht, pyetini pas seances se cfare votuat dhe pse e votuat pro ose kunder po e diten ta thone me peshtyni ne surrat. Hiq maksimumi 4 ose 5 veta

  5. thone se votojne pa ditur perse. por me poshte flitet per vacsinen.me nje fjale e dim por bejm sikur nuk e dim

  6. Familje shkerdhyerit Roze???s ju vje turp shajn opoziten??prap fajin e ka Saliu, ai pipull qe shan opoziten (cdo lloj opozite)esht i degraduar, aty vjedhja, korrupsioni , degjenerur jan ne max

  7. Po mir more kleyshat e Shukriut per cdo gje qe behet ne kete vend fain e ka Saliu? Po Saliu ka 8 vite jashte pushtetit more hibrida te prodhuar nga sperma e Shukriut.Ky gerdalla krye.k nuk ka faj fare? Tani ne te ftohte beni ndonje banjo me ujin e lanes te pastroni te pegerat e Ramiut.

  8. Si mund te votohet nje ligj pa e lexuar ? Po sikur ne ate ligj te jete shkruar se depudetet

    do ti hane KM-se ate qe nuk thuhet ?

  9. mbani radhen ne 25 prill , keta idiot do jene perseri dhe ti perseri do ta hash ne bythythe pasi te kesh mbaruar thesin e miellit

  10. Ka kohë që qarkullon dhe shtyhet nga fugistët e bodrumeve se faji që këta të mangetit mendorë (PS + të shiturit) që votojnë ligje idiote dhe antikombëtare është faji i PD që doli nga parlamenti. A thu se me numrat që ka pas do rrëzoheshin ato ligje, dhe e rëndësishmja është të flasësh në foltore.

    Atë çfarë harrojnë është arsyeja se përse dolën nga Paralamenti dhe nuk arrijnë dot ta peshojnë e kërkojnë ndihmë nga kazani i ertv:

    – u PROVUA vjedhja e votave në nivele të larta, në një shtet normal europian (ku secilit nëse do i jepej mundësia do emigronte atje dhe jo në shtet-stanet turke) do ishte arsye e mjaftueshme shteruese për zgjedhje të reja menjëherë.

    – çfarë vlere ka vota në parlament nëse prej vjedhjes së FAKTUAR të votave nuk ke numrin e mjaftueshem të deputetëve dhe për rrjedhoje nuk do arrish asgjë e në fund do legjitimosh vjedhjen dhe do bësh të duket CIRKU i Sektit si diçka normale në sy të Shqiptarëve dhe pse jo të ndërkombëtarëve?

    – Gabimi i PD është që i ndërpreu protestat, nuk duhej të kompleksohej nga amabasadorët që shkojnë e vijnë e të cilët miratuan dhe inkurajuan zgjedhje moniste (duke parë që dhe vendet e tyre nuk janë më as demokratike e të lira nuk ka më vlerë të merret opinioni i tyre aq seriozisht, pa llogaritur që janë bërë xhonglerë të cirkut të sektit )

    Eshtë për të ardhur keq që mediat dhe pseudointelektualët/pseudogazetarët/anal-istët/pseudoaktivistët nuk merren se kush i bën këto ligje, i miraton dhe pse;
    por thojnë janë të tmerrshme për vendin e të ardhmen por fajin e ka PD dhe për këtë arsye votoni Ramën bashkë me sektin e cirkut.

    1. Po koment interesant.
      Ka dhe shume arsye te tjera, por propaganda e rames fokusohet tek basha sepse spas fugshoumsave gjyssufllaqe fajin pse rama i ve shkelmin kushtetutes ligjit eparlementit , shtetit ne teresi etj korrupsion e abuzime e ka basha

      Pra fajin e ka basha per ramen. Rama ska faj

  11. Deri dje qelbi super gerdalla krieminister Tiranen dhe Surrelin ndersa keta kohet e fundit po qelbet nga ky ere muti gjithe Evropa mo temen e semes, si i behet o Shkype pa krahe??

  12. Lulzim Basha po përpiqet të bëjë pikërisht këtë gjë.

    Duke ricikluar një brez politikanësh që erdhën në politikë si violina të dyta mes 2005-2013, që në tetë vitet e tjera u shembën me humbje njëra pas tjetrës, e që tani për një arsye të mbinatyrshme janë shndërruar në fitues të lindur.

    Shqipëria ka në total 12 qarqe. Krishti kishte edhe ai 12 dishepuj. Vetëm se Basha nuk është Krishti. Shumë më tepër, ai është Juda që ka tradhëtuar opozitën dhe ata që kanë besuar e besojnë ende tek Partia Demokratike. Ndaj, kjo është më shumë një histori e Judës, me 12 dishepujt e tij, një lloj historie e kthyer përmbys, ku në darkën e fundit të Da Vinçit mungon pikërisht protagonist.Bravo shkullak i bere dhe sot te harbohen shpellkaret e salihut ne bodrumet e shqupit duke u masturbuar bashke keta qe shkruajne ketu,jeni qe jeni futini nga nje gojore njeri tjetrit pastaj supen e keni falas

  13. Ne fakt eshte Lapsi qe ka kap fundin me keto pacavure qe shkruan.

    Kontratat nuk jane bere publike, po cdo deputet mund ti shkoje e ti shikoje prane komisionit te kuvendit dhe mbi kete baze te formoje opinionin per ‘pro” apo “kundra”

  14. Skemi par gje akoma….Mafja sorrosjane i ka mbyll pazaret vite me par…me pfizerin e sorres plak.Tentakulat ….thell..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *