• |
ide | kryesore

Pas disa problemeve shëndetësore zbulohet gjëndja e Dr.Dre

-Instant, Paparazzi, Slider



Legjenda e muzikës rap, Dr Dre, është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një problemi serioz në tru. TMZ ka raportuar se artisti 55-vjeçar është shtruar në spitalin “Sinai Medical Center” në Los Angeles ditën e hënë. Thuhet se reperi vuan nga aneurizma cerebrale, që është një sëmundje e enëve të gjakut të trurit e cila vjen si pasojë e një dobësimi në murin e arteries të trurit duke shkaktuar zgjerim të një pjese të saj ose një fryrje. Çarja e saj mund të shkaktojë hemorragji me pasoja shumë të rënda për jetën dhe mund të jetë edhe fatale. Megjithatë reperi është shprehur përmes një postimi në rrjete sociale se ndihet mirë dhe ka falenderuar stafin mjekësor që është kujdesur për të.

“Unë jam mirë dhe po stafi mjekësor po kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për mua. Do të dalë nga spitali dhe do të rikthehem së shpejti në shtëpi shëndoshë e mirë. Një falënderim s kon për gjithë stafin profesional mjekësor në Cedars. Një dashuri!”, ka shkruar reperi.

Mirëpo, prej ditësh s’po mësonim asnjë lajm nga reperi dhe fansat u bënë merak. Kështu, ekipi i Dr. Dre bëri me dije se gjendja shëndetësore e reperit është stabilizuar dhe ai tashmë ka dalë nga spitali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *