• |
ide | kryesore

PD cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka caktuar si drejtues politikë në Lezhë, Mark Markun. Markut së fundmi PD i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu, ai ka qenë dhe më herët deputet i kësaj force politike. Në Lezhë Marku do të ketë përball deputeten socialiste,Lindita Nikolla.

PD deri më tani ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në Shkodër  do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës.



7 Comments

  1. Marku ne Lezhe, por edhe Alibeu, Leskaj apo Paloka jane pikerisht emrat e rinj qe i duhen nje partie historike si PD per te hyre me ne fund edhe ajo ne shekullin e 21-te!

    Keto figura jane pikerisht ato qe nevojiten per te pecjelle tek elektorati i parreshtuar, ai elektorat per te fituar te cilin ne fund te fundit behen zgjedhjet, mesazhin e qarte te ndryshimit, hapjes, progresit drejt sfidave te se sotmes dhe atyre te se ardhmes!

    Keto figura jane vertete frymezuese, te afta vetem permes emrit te tyre te entuziazmojne qytetaret qe do te rendin jo vetem te votojne ata vete PD-ne e re, por edhe te shnderrohen ne evangjeliste te lajmit te saj mire, mes miqve dhe te njohurve te tyre!

    Gjeniale! As vete Rama, kafsha me e rralle politike e kopshtit tone zoologjik, nuk do te kishte qene ne gjendje te zgjidhte me mire!

  2. Keta qe permenden me larte , jane figura shume frymezuese. Paloka, Alibeaj , Marku markajve. O zot na ruaj

  3. Mark Marku, eshte nje nder demokratet me te vendosur, me figure shume te paster, i cili sa kohe ishte deputet, pavaresisht se nuk ju krijuan kushtet te bente dicka per votuesit e tij nga elitat e PD, ne pushtet, nuk u be pjese e konjukturave, nuk e perbalti figuren e tij, ishte kritik ne raport me gabimet e Pd, te ciles i kushtuan rende, duke humbur besimin tek qytetaret, e njekohesisht duke qene nje opozite e dobet. Perkundrejt gjithcka, personalisht Marku, nepermjet analizave apo shkrimeve te tij, ka treguar opozicion pa kushte ndaj qeverisjes rilindase, pra nje nder zerat me te forte opozitar, jo si ish anetaret e PD, qe per vite mbajten poste te larta shteterore, qe jo pak kosto i ngarkuan PD, e braktisen, duke kritikuar lidershipin e PD, duke mbyllur gojen e syte ndaj qeverisjes me te korruptuar e me agresive naj drejtave e lirive, ndaj prones, duke shperdoruar pronat publike dhe private per tja u falur oligarkeve e duke e cuar vendin 30 vite pas. Pra perderisa Marku, eshte nje lloj personaliteti tjeter, gjithmone kritizer i te vertetes, i ben nder PD, qe uroj lidershipi ta vleresoje sa duhet, e uroj qe per Mirditen te jete zgjedhur kandidati per deputet i duhur, pra qe i duhet Mirdites e jo vehtes tij. Pra suksesi i drejtuesit politik qe perfshin Mirditen, Lezhen e Kurbinin, varet shume nga vendim marrja korrekte e Lulzim Bashes, pavaresisht se te pakten per Mirditen jane shmangur shume figura qe i duheshin shume Mirdites.

    1. Filani eshte burre i mire, i urte, familjar, e respekton gjithe shkalla…e me rradhe. E ce pastaj!?

      Marku ca zanati ka? Me se jeton, profesionalisht? Cfare prurjesh ka per shoqerine, qe te meritoje te kryesoje listen e njeres prej dy partive kryesore te vendit ne nje qark te caktuar!?

      Bilanci vetjak i Markut, ashtu si edhe i shume figurave te tjera te PD-se qe jane emeruar neper qarqe eshte shume medioker! Krejt i papershtatshem per detyren dhe kjo do te vertetohet ne votime.

      Nuk luftohet Rilindja me Marke Veshgjate apo Shalgjate, duhen njerez te rinj.

      Kush nuk e kupton te shikoje pak pertej kufirit, ne Kosove…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *